I jepet lamtumira e fundit Sahadete (Osmani) Hasani
Gjilan – I është dhënë lamtumira e fundit Sahadete Osmani Hasani (1978) nga Stublina e Gjilanit e cila vdiq në Çikago – Illinois të SHBA-ve më 15.04.2017. Na varrimin e saj kanë marrë pjesë shumë qytetar.
Sahadete Osmani Hasani vdiq para pak ditësh në SHBA në moshën 38 vjeçare. Vdekja e saj në këtë moshë të re preku zemrat e shumë shqiptarëve, andaj edhe organizimi i institucioneve kosovare e në veçanti i konsullatës dhe ambasadës së Kosovës ishte i madh dhe i shpejt.
Sahadete Osmani Hasani e lindur më 17.06.1978 në Stublinë të Gjilanit ndërrojë jetë më 15.04.2017 në SHBA. Në varrimin e saj të premten morën pjesë qytetar nga e gjithë Kosova.
Familja Osmani ka falënderuar të gjithë ata që në forma të ndryshme u kanë shprehur ngushëllime duke mos harruar as Komunitetin Shqiptarë në Çikago i cili i ka qëndruar afër në këto ditë dhimbje për familjen.
Familja gjithashtu një falënderim admirues ka shprehur edhe për Vlora Çitakun në Washington dhe Teuta Sahatçiun në konsullatën e Nju Jorkut të cilat kanë ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit./rajonipress/


