ARKATANA

I jepet lamtumira e fundit policit Jahi Maliqi

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Me nderime të larta shtetërore është përcjellë ceremonia e varrimit të policit Jahi Maliqi, i cili mbrëmë humbi jetën në një aksident tragjik derisa ishte në detyrë. Në mbledhjen komemorative të organizuar në Shtëpinë e Kulturës ”Isa Kastrati” në Kamenicë morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi, drejtoresha rajonale e Policisë Elmina Mahmuti dhe zyrtarë të tjerë të lartë të policisë dhe të komunës raporton rajonipress.

Kapiten Nazif Hajrizi komandant i Stacionit Policor në Kamenicë foli për jetën dhe veprën e Jahi Mlaiqit. “Sot kemi pikëllim dhe heshtje se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në një aksident tragjik rreth orës 20:35 në moshën 49 vjeçare humbëm kolegun e zellshëm të respektuar dhe të dashur Jahi Maliqin. Sot familja e të ndjerit eproret, kolegët e policisë së Kosovës dhe qytetaret e Kamenicës kanë arsye për të qenë të pikëlluar, sepse për herë të fundit po ndahemi nga polici dhe kolegu shumë i përkushtuar Jahi Maliqi i cili deri mbrëmë e kreu detyrën e policit ashtu si i ka hije pjesëtarit të policisë së Kosovës, prandaj jemi krenar që e patëm në mesin tonë që nga viti 2004” tha Kapiten Nazif Hajrizi.

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Fatmir Matoshi duke folur në emër të institucioneve komunale e vlerësoi lart punën e oficerit të ndjerë Jahi Maliqi. “Në emër të Institucioneve Komunale të Kamenicës dhe në emër të Kryetarit të Komunës, Begzad Sinani i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes së oficerit të policor Jahi Maliqit për humbjen tragjike të kryefamiljarit të tyre. Poashtu i shprehim ngushëllime Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrit Bajram Rexhepi, Stacionit Policor në Kamenicë dhe të gjithë kolegëve të Jahiut” ka thënë Matoshi.

Fundamenti

Matoshi tha se vdekja e tij tragjike në kryerje të detyrës për të siguruar një ambient të qetë për të gjithë është frymëzim për punën tonë të mëtejme. “Ai nga qytetarët e Kamenicës do të kujtohet gjithmonë si një shërbyes i mirë i këtij vendi, si një kujdestar i sigurisë sonë, si një prind, fqinjë e bashkëqytetar i respektuar. Komuna Kamenicës e vlerëson lart punën e tij dhe të gjithë zyrtarëve policor dhe do të jetë pranë familjes së të ndjerit në këto qaste shumë të vështira për ta.” tha midis tjerash nënkryetari Matoshi

Zyrtari i policisë së Kosovës Toger Mustafë Dervodeli duke folur për jetën e Jahi Maliqit tha se do ta kujtojmë Jahin për kontributin e tij të gjithanshëm që ka dhënë në Policinë e Kosovës që nga viti 2004. “Jahiun do ta sjellim ndërmend si një zyrtar profesionist dhe këmbëngulës në kryerjen e detyrave të dhëna. Kemi qen me fat që kemi punuar me Jahiun dhe do ta kujtojmë gjithnjë si një personalitet që e donte shërbimin dhe dëshironte që ta bënte vendin më të sigurt për qytetarët. Vdekja e Jahiut është humbje jo vetëm për familjen, por edhe për Policinë e Kosovës ku ai si zyrtar dha kontributin e tij.” tha Dërvodeli

Në emër të familjes Maliqi të pranishmit i falënderoi Shpëtim Maliqi, nipi i Jahiut. Ndërsa flamurin e Policisë së Kosovës familjes Maliqi ia dorëzoi Kolonel Elmina Mahmuti, Drejtoreshë Rajonale e Policisë në Gjilan. I ndjeri u varros në prani të qindra qytetarëve e zyrtarëve policor në varrezat e fshatit Busavatë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.