Fundamenti

I jepet lamtumira e fundit doajenit të mjekësisë kosovare, Binak Kastratit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Të enjtën me nderimet më të larta, është varrosur profesori dhe doajeni i Mjekësisë Binak Kastrati. Nëse diçka është zhvilluar pozitivisht në kohën e okupimit brenda Fakultetit të Mjekësisë atëherë vulën e suksesit e mbanë emri i Binak Kastratit. Një pedagog i zellshëm, një profesor i dashur, e, i respektuar, një njeri i guximshëm, patriot e atdhetar i madh, i patrembur ndaj pushtuesit. Binak Kastrati ishte ombrella e cilësisë së Mjekësisë Kosovare.

Në vendlindjen e tij të enjtën i është dhënë lamtumira e fundit profesorit e mjekut të njohur Binak Kastrati. Në këtë ceremoni janë thënë fjalët më të mira për profesor Binak Kastratin, ndërsa pjesëtarët e FSK-së me shumë të drejtë qëndronin pranë arkivolit sepse Binak Kastrati tërë kohen ka punuar për këtë kohë e këtë ditë.

Ishte prodekan për mësim në Fakultetin e Mjekësisë në kohën më të rëndë dhe më të vështirë, i cili bashkë me Zenel Kelmendin, Jusuf Dedushajn, Osman Sejfinë e profesor të tjerë e zhvilluan procesin mësimor nën tytat e policisë serbe.

Profesor Binak Kastrati ishte edhe anëtarë i shumë organizatave re shoqatave ndërkombëtare. Ishte i njohur edhe në fushën e Gjinekologjisë dhe ishte i dashur e, i pranueshëm nga të gjithë.

Hidromorava

Binak Kastrati e donte popullin e tij, i donte studentët, i përkrahte kuadrot e reja, e donte ecjen dhe përparimin e Fakultetit të Mjekësisë. Ishte një njeri human, ekspert, edukues, prind, dhe mbi të gjitha njeri i fjalës dhe i besës.

Binak Kastrati pas vdekjes ka lënë një punë kolosale që gjeneratat e reja e kanë për obligim ta bëjnë publike.

Naser Ramadani një bashkëpunëtor i profesor Binak Kastratit ka shkruar këto fjalë për profesorin.”U trondita kur mora lajmin i hidhur i ndarjes nga jeta e Prof. Dr. Binak Kastrati, Profesorit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, themeluesit dhe Kryetarit të Shoqatës së Mjekëve tê Kosovës. Mjeku duarartë dhe pedagogu i shquar që mbolli jetë dhe dituri. Profesor Binaku shkoi në përjetësi me veprën humane gjigante! I qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë” ka shkruar Ramadani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.