UBT

I ikë dënimit prej 17 muajve – kapet dhe dërgohet në Dubravë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në rajonin e Anamoravë sipas Policisë së Kosovës kanë ndodhur tri ngjarje të ndara në qytetin e Kamenicës dhe Vitisë.

Sipas policisë së Kosovës në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kërcënuar me armë zjarri viktimën shqiptar. Me urdhër të Prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.

Eco Higjiena

Kurse dy arrestime tjera kanë ndodhur në qytetin e Vitisë. Policia e Kosovës tha se policia ka arrestuar dy veta në bazë të urdhër arrestit nga Gjykata Komunale në Viti. Në fshatin Binq të Vitisë sipas policisë duke u bazuar në urdhëresën të lëshuar nga Gjykata Komunale në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti i është dorëzuar patrullës se Stacionit Policorë të Vitisë. Në konsultim me Gjykatësin kujdestar i dyshuari udhëzohet të paraqitet në Gjykatë më 08.01.2013 dhe i njëjti lirohet për në shtëpi.

Gjithashtu në Viti është arrestuar një tjetër person i kërkuar nga gjykata. Në bazë të urdhëresave te lëshuara nga Gjykata Komunale në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 17 muajve në burgun e Dubravës tha policia./rajonipress/