ARKATANA

I humbën fëmijët, për shkak të bindjeve naziste

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Çifti bashkëshortor Campbell, të cilit një qendër për punë sociale në Shtetet e Bashkuara ia mori katër fëmijë, ndër të tjera, edhe për shkak se disa prej tyre i kishin pagëzuar me emrat e nazistëve të shquar, nuk do t’i kthehet përkujdesja ndaj fëmijëve, kështu ka vendosur Gjykata e Lartë në New Jersey të SHBA-ve.

Për Heath dhe Deborah Campbell, neonazistët nga qyteti Holland, për herë të parë u dëgjua në vitin 2009 kur një ëmbëltore refuzoi të dekorojë një tortë për ditëlindjen e fëmijës së tyre Adolf Hitler Campbell, i cili tani ka gjashtë vjet.

Menjëherë pas incidentit, Adolfin dhe dy fëmijë të tjerë të çiftit Campbel, pesëvjeçaren JoyceLynn Aryan Nation Campbell (ky ishte emri i saj) dhe Honszlynn Hinler Jeannie Campbell – një vit më i vjetër Heinrich Himmler, i mori nga prindërit qendra për punë sociale. Shërbimi social mori përsipër kujdestarinë edhe ndaj fëmijës më të ri, në nëntor 2011, vetëm disa orë pasi u lind.

Në vitin 2010 Gjykata kishte vendosur se ekziston rreziku nga abuzimi dhe lënia pas dore, bazuar në historinë e dhunës në atë familje, ka transmetuar BBC News.

Në dokumentet e gjykatës shkruan se Deborah Campbell njëherë kishte trokitur në derë të fqinjëve e frikësuar nga burri i saj, i cili e kishte kërcënuar se do ta vrasë. Është vërtetuar se edhe vogëlushi Adolf Hitler Campbell kishte kërcënuar disa njerëz se do t’i vriste.

GRANDEMALL

Pas tre viteve të kontestit, gjykata vendosi se çifti Campbell nuk mund të ketë kujdestarinë ndaj fëmijëve.
Heath Campbell për herë të fundit i ka parë fëmijët e tij para afër një viti, kurse tash është divorcuar edhe nga bashkëshortja e tij.

Avokatëve në këtë rast nuk u lejohet të japin deklarata për mediat, por Heath Campbell e ka bërë këtë, i mllefosur pas publikimit të vendimit. Ai potencoi se fëmijët nuk i janë marrë për shkak të abuzimit apo torturës, por për shkak të bindjeve që kultivojnë dhe emrave nazist që ua kanë vënë fëmijëve.

“ Nëse është kushti të heqë dorë nga nazizmi, këtë do ta bëj. Fëmijët janë zemra ime, shpirti im dhe gjithçka e imja”, ka thënë Campbell.

Ai tha se familja planifikon të apelojë vendimin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.