RCCOLA

I gëzohen suksesit të Komunës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, para kuvendarëve shprehi kënaqësinë e tij për marrjen e dy shpërblimeve të para nga USAID-i, për krijimin e mjedisit afarist dhe top reformatore për krijimin e mjedisit afarist, duke thënë se këto dy shpërblime i ndajë së bashku me ju kuvendarët, administratën, bizneset e komunës dhe me qytetarët.

Delegatë së bashku me Kryetarin ndanë gëzimin e tyre me duartrokitjet të gjata.Surdulli, ka shprehur falënderim të veçantë për përkrahjen e SHBA-ve në përgjithësi dhe këtu në Kosovë për përkrahjen e Ambasadës Amerikane, USAID-it dhe programit DEMI, programit të USAID-it për përmirësimin e mjedisit afarist dhe për të gjitha përkrahjet tjera profesionale dhe materiale në Kosovë e në veçanti në komunën e Kamenicës.

“ Për mua dhe për komunën e Kamenicës është një ditë e veçantë sepse komuna e Kamenicës është komunë që është ranguar në vendin e parë sa i përket performancës me bizneset komunale “ ka thënë Surdulli.

Mobi Casa

Ai tha se në vitin e kaluar kemi qenë në vendin e 22-të, kurse pas paraqitjes së këtij raporti me autoritete komunale më 20.10. 2011 dhe pas një takimi më 19.01.2011 me një numër të konsiderueshëm të bizneseve komunale të organizuar nga ky program i USAID-it, janë paraqitur disa rekomandime që duhet me i plotësuar komuna.

Dhe pikërisht komuna e Kamenicës i ka marrë parasysh dhe i ka plotësuar këto rekomandime që kanë pasur të bëjnë me transparencën më të madhe të komunës në raport me bizneset e komunës. “Unë personalisht në çdo kohë kamë shprehur gatishmëri që ti ndihmoj bizneset për ndonjë nevojë që kanë. Nuk ka ndodhur asnjë rast që dikush është ankuar ndaj ndonjë punëtori apo zyrtari të komunës për ndonjë kushtëzim jo të ligjshëm për kryerjen e ndonjë shërbimi, zyra komunale e regjistrimit të bizneseve është duke funksionuar mirë” ka thënë Kryetari Surdulli.

Ndërsa, shefi i grupit të LDK-së Jeton Biqkaj tha se si delegatë ndihemi krenarë që komuna e Kamenicës në konkurrencë të të gjitha komunave të Republikës së Kosovës ka marrë dy shpërblime. Po ashtu të gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës, janë gëzuar dhe janë ndarë të kënaqur për këto shpërblime, për punën e suksesshme uroj Kryetarin, Kuvendin komunal, bizneset komunale, drejtoritë dhe të gjithë punëtorët të cilët kanë punuar në arritjen e këtij suksesi./rajonipress/