UBT

I frikësohen vendimit të Gjykatës Kushtetuese

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vendimi i Kuvendit Komunal për kushtëzimin e qytetarëve për të paguar faturat e kompanive publike e ka ndihmuar tej mase Hidromoravën. Por në rast se ky vendim shfuqizohet sipas Momin Morinës e dëmton shumë shkallën e inkasimit dhe vet zhvillimin e ndërmarrjes.

Asambleja e Gjilanit ka mbi një vit që kishte marrë vendim për të kushtëzuar qytetarët për të paguar faturat e kompanive publike Hidromorava dhe Higjiena. Ky vendim kishte ngjallur mjaft debate e polemika saqë tashmë ky vendim ka arritur edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës e cila shumë shpejt pritet të vendos për fatin e saj.

Megjithatë kompanitë publike e kishin përjetuar si një vendim-inxheksion i cili u ndihmonte shumë për të inkasuar borxhin që kishin konsumatorët. Por çka ndodhë nëse ky vendim shfuqizohet?

Momin Morina drejtor teknik në Hidromorava tha për rajonipress se gati është mbushur një vit e gjysmë që kur ka hy në fuqi vendimi për kushtëzimin, dhe padyshim se ky ka qenë vendimi më i rëndësishëm dhe njëherit ndihma më e madhe që ka bërë Komuna e Gjilanit për KRU Hidromorava.

Morina tha se arsyea është e thjesht sepse përmes këtij vendimi kompania ka arritur të përmirësoj dukshëm performancen e vetë, të rrit shërbimet ndaj konsumatorëve.

Mobi Casa

“Sigurisht për disa qytetar ky vendim ka qenë i pa arsyeshëm sidomos për ata të cilët kanë pasur borxhe të mëdha ndaj Kompanisë, por për qytetarët e ndërgjegjshëm kjo masë e ndërmarrë nga komuna ka pasur vetëm efekte pozitive ngase direkt ka ndikuar në ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin e konsumatorëve” thotë Morina.

Sipas tij ky vendim përpos që ka ndikuar në zvogëlimin e borxhit të konsumatorëve ndaj “Hidromoravës” njëherit ka ndikuar edhe në zbulimin dhe identifikimin e shumë kyçjeve ilegale.

“Ne rast se ky vendim do të vazhdonte së paku edhe për një vit Kompania do të mund që edhe më shumë ta zvogëlonte borxhin e akumuluar nga qytetarët dhe poashtu të kontrolloj edhe më shumë zonën e vet të shërbimit, në të kundërtën nëse ky vendim për një arsye apo tjetër shfuqizohet atëherë do të fuqizohej vendimi i shkyçjeve individuale, por edhe kolektive për të gjithë konsumatorët e pandërgjegjshëm me qëllim të ruajtjes se kësaj shkalle të inkasimit” sqaron Morina.

Në përgjithësi ky vendim ka pasur vetëm efekte pozitive si për kompaninë poashtu edhe për konsumatorin ngase kompania ka arritur t`i shndërroj konsumatorët nga ” të pandërgjegjshëm” në “Klient të rëndësishëm për Kompaninë”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.