RCCOLA

I fiton një milion dollarë për 007 minuta

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Aktori i James Bond, Daniel Craig ka fituar hiç me pak se një milion dollarë për një paraqitje të vogël gjatë një salloni makinash javën e kaluar në New York.

Ai ka përcjell ngjarjen e makinës Range Rover në New York, por Daniel ka hidhëruar adhuruesit e tij sepse nuk ka qëndruar me ta as shtatë minuta në panair, shkruan gazeta New York Post.

“Madje ai nuk ka mbajtur asnjë fjalim”, tha njëri prej mysafirëve për gazetën.

Fundamenti

“Nuk mund të them se a ishte apo jo ai këtu”, tha një tjetër.

Gjatë kësaj ngjarje Daniel shihet në një reklamë duke vozitur një makinë të tipit Range Rover Sport 2014 që pritet të kushtoi 50 000 dollarë.