I dyshuari për krime kibernetike arrestohet nga policia
Gjilan – Në rrugën “Xhorxh Washington”, në Gjilan njësiti policor për hetimin e krimit të organizuar sektori për krime kompjuterike, pas hetimeve të zhvilluara me datë 25.01.2017 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se në vazhdimësi ka kryer veprën penale të krimeve kibernetike.
Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse. Gjatë bastisjes, në cilësi të provave materiale, janë konfiskuar: një veturë VË Pasat 3C, 23 kartela bankare të ndryshme, një sony Play station, tre USB, një shtëpizë kompjuterike, dy telefona celularë, tri SIM kartela si dhe dokumente dhe fletë-dërgesa bankare.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


