Uji Dea

I dyshuari për humbjen e çekut 16-milionësh, hynë në AAK

/ 1 minutë lexim

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë vend në parti ish-shefit të dikurshëm të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Anton Berisha, njeriut i cili ende nuk ka dhënë llogari për humbjen e një çeku prej 16 milionë eurosh.

Bile i ka organizuar pritje të veçantë në seli dhe ka folur fjalë miradije për të, shkruan koha.

ArKatana

Haradinaj ka thënë se është nder për AAK-në që brenda saj ta ketë një “veprimtar të hershëm”, që ka kontribuar në proceset e shtetndërtimit.

Kryetari i AAK-së, e ka lavdëruar edhe për profesionalizëm./Indeksonline/