GRANDEMALL

I dyshuari për djegie të Shqiponja Flora A. shpallet i pafajshëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Partneri 45 vjeçar i Shqiponja Flora A., është liruar nga përgjegjësia të enjten që shkoi nga një gjykatë në Vjenë

Shqiponja Flora A., një shqiptare 28 vjeçe që jetinte në Vjenë, ishte djegur e gjallë para dy vitesh në një periferi të Bratisllavës (Sllovaki). I dyshuari për këtë krim të tmershëm, partneri me të cilin ajo jetonte, është liruar nga përgjegjësia të enjten që shkoi.

Trupi Gjykues i porotëve në Gjykatën e landit në Vjenë ka vendosur në procesin e përmbyllur të enjten në të mirë të të dyshuarit. Meqë prokurori nuk e ka thënë ende fjalën e tij, vendimi ende nuk është i plotfuqishëm.

Sipas palës paditëse, i dyshuari, një inxhinier i ndërtimtarisë, i shtyrë nga “xhelozia e sëmurë” dhe nga paralajmërimi se lidhja e tyre po përfundonte, e ka mbytur partneren e tij. Mirëpo, akuza nuk ka mundur të gjejë një dëshmi të qartë materiale për veprën. Ajo flet vetëm për shumë indicie që sipas saj e dëshmojnë “në mënyrë të padiskutueshme” krimin e bërë nga 45 vjeçari. Veç tjerash, në vendin ku është gjetur trupi i djegur i Florës është gjetur po ashtu edhe një batanie nga lëkura e leopardit, (nga banesa e përbashkët e çiftit) me të cilën ishte mbështjellë viktima.

Fundamenti

Kush e ka djegur Shqiponja Flora A.?

Që trupi gjykues të sillte vendimin lirues ka ndikuar edhe qëndrimi i ndryshuar i disa dëshmitarëve. Ata tashmë e relativizojnë atë që e kishin thënë në ngarkim të të dyshuarit.

Po kush mund të ketë qenë atëherë vrasësi i Flora-Shqiponjës? Në natën e kobshme, më 16 tetor 2010 në banesë kishin qenë vetëm Flora, partneri i saj, tash i dyshuar dhe vëllai. “Flora nuk e ka mbytur dhe djegur veten – vëllai i saj kishte qenë në gjumë, siç e dëshmon edhe i akuzuari – atëherë po mbetet vetëm ai”, argumenton prokurori. “Kur dy persona gjenden në një dhomë dhe vetëm njëri prej tyre del i gjallë, cili duhet tëjetë vrasësi atëherë?”.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.