RCCOLA

I dhunonin,dhe i hanin

/ 5 minuta lexim

Pas dy vitesh gjurmimi, inspektorët policorë amerikanë zbuluan se “karremi” me të cilin një grup pedofilësh ndërkombëtarë po joshnin viktimat ishte kryepersonazhi i një libri dhe seriali holandez për fëmijë.

Nëpërmjet tij, agjentët arritën t’i binin në gjurmë Robert Mickelsons, nga Amsterdami, i cili pranoi se ka dhunuar më shumë se 18 fëmijë. Çuditërisht, Mickelsons u dënua me vetëm 18 muaj burg. Pjesë e rrjetit të kapur ndërkombëtar të pedofilëve ishin 43 persona, përfshirë këtu edhe 14 shtetas bullgarë.

Një lepurush i vogël i kadifenjtë doli të jetë ndihma kryesore për zbulimin e një rrjeti të madh pedofilësh nga e gjithë bota.

Pas dy vite gjurmimesh inspektorët policorë ndërkombëtarë arritën që të arrestojnë 43 persona nga shtatë shtete të ndryshme, të cilët ishin të përfshirë drejtpërsëdrejti në këtë rast. Një prej pedofilëve kryesor ishte një aktor i teatrit të kukullave nga Florida, ndërkohë që pjesë e grupit ishte edhe një menaxher hoteli nga Massachussetts, një teknik mjekësor në Kansas, dhe një punonjës nga Holanda.

Në të vërtetë, ishte një fotografi, në të cilën mund të shihej një foshnje 18-muajshe që në duar mbante një lepurush të kadifenjtë, ajo që shërbeu si gjurma më e fuqishme për t’iu afruar burimit kryesor të rrjetit, me bazë në Amsterdam, njoftojnë mediat amerikane.

Sipas inspektorëve policorë, ishte një lepurush i kadifenjtë fëmijësh – përndryshe, një karakter i njohur ky nga një serial dhe libër holandez për fëmijë – mjeti me të cilin pedofilët zakonisht i joshnin viktimat e tyre. Por, nëpërmjet të po këtij lepurushi, inspektorët ia dolën që t’i bien në gjurmë 27-vjeçarit Robert Mickelsons nga Amsterdami, i cili punonte si dado në një çerdhe të atjeshme për fëmijë. Në kompjuterin personal të Mickelsons u gjetën disa mijëra fotografi të fëmijëve të vegjël.

Mickelsons ndërkohë pranoi se ka dhunuar mbi tetëdhjetë fëmijë. Ai është dënuar me 18 vjet burg, dhe me një mbikëqyrje të detyrueshme psikiatrike.

RCCOLA

Nga ana tjetër, të arrestuarit e tjerë janë akuzuar për abuzim seksual me fëmijët, për shkëmbim të fotografive eksplicite të fëmijëve dhe për biseda të pahijshme online, si dhe për rrëmbim dhe për ngrënie të viktimave të tyre. Më shumë se 140 viktima të reja janë identifikuar nga autoritetet, sipas të cilave, ende nuk ka përfunduar i tërë procesi i zbulimit të fotografive në kompjuterët e pedofilëve të dyshuar. Kjo për shkakun se vazhdimisht po shfaqen fotografi të reja. Gjithashtu, autoritete policore po përpiqen që të përcaktojnë nëse personat që ishin pjesë e këtij grupi pedofilësh flisnin seriozisht për vrasje dhe kanibalizëm, apo nëse këto lloj bisedash ishin pjesë e fantazive të tyre shtazarake.

“Ata janë më të këqij se të gjithë të këqijtë e tjerë. Këta fëmijë fjalëpërfjalshëm janë përdhunuar nga të rriturit”, shprehet Bruce Fokart, agjent federal amerikan, përgjegjës për dogana, sigurim kombëtar dhe imigracion, në agjencinë që kreu hetimet në Boston.

Në fakt, zbulimi i rrjetit pedofil filloi atëherë kur Robert Dudic ia dërgoi nga Hotel Sheraton fotografinë e një djaloshi të zhveshur holandezë një agjenti të fshehtë nga Bostoni, i cili ishte infiltruar në rrjet, pasi që kishte siguruar njohuri për grupin pedofil, shkruan ‘The Statesman’.

Ndryshe, Dudic, që është i martuar dhe është baba i tre fëmijëve, përdorte pseudonimin Babstood. Fotografia e këtij fëmije, të cilën Dudic ia dërgoi një personi tjetër me afinitete të njëjta, arriti drejtpërsëdrejti tek një agjent i Interpolit. Një dëshmitar pranoi për policinë holandeze se lodra – një lepurush i mbushur, me emrin Miffs, sipas karakterit të famshëm nga seriali për fëmijë – përdorej për joshjen e fëmijëve. Policia, ndërkohë, në kompjuterin e Dudic zbuloi fotografi dhe biseda që ai i bëri online, të cilat e ndihmuan për zbulimin e të dyshuarve të tjerë në shtatë shtete të ndryshme, përfshirë këtu Kanadanë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Suedinë dhe Meksikon.

Në Holandë, viktima më e vjetër ishte 4-vjeçe, ndërsa më e reja vetëm 19 ditëshe.

Dudic u deklarua fajtor për pornografi me fëmijë dhe për shfrytëzimi seksual të fëmijëve, dhe u dënua me 18 vjet burgim. Avokati i tij, Richard Sweeney, deklaroi se derisa ishte fëmijë edhe vetë Dudic ishte abuzuar seksualisht nga një mik i tij. Gjatë muajit maj autoritetet policore kapën në Kansas (SHBA) edhe njeriun e tretë të rrjetit, Michael Arnet, i cili i përpunonte dhe i korrigjonte fotografitë pornografike të fëmijëve. Përveç fotografive, agjentët federalë zbuluan edhe bisedat që Arnet i kishte bërë me Mickelsons.

Këto biseda kryesisht ndërlidheshin me kidnapimin dhe vrasjen e fëmijëve, dhe ato përcilleshin me fotografitë e fëmijëve të futur në furrë. bazuar në këto biseda, Arnet preferonte që “fëmijët t’i gatuante” për Pashkë, edhe pse tani pohon se kjo ishte vetëm një fantazi e tij. Por ky pohim i tij nuk duket se i bindi prokurorët që panë fotografitë e një fëmije dyvjeçar të futur brenda furrës. Fatmirësisht, në shtëpitë e të dyshuarve nuk janë gjetur dëshmi për gatimin e ndonjë fëmije. Ndryshe, në mesin e të të dyshuarve për pedofili janë arrestuar edhe 14 shtetas të Bullgarisë.(express)