KKVITI

I dërguari special i OKB-së qëndron në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Petër N. Due si i dërguar special nga sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, për të mbikëqyrur situatën politike në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni, si dhe Irena Vojaqkova – Sollorano, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Beograd, kanë qëndruar sot për herë të parë në komunë të Bujanocit.

Në takimin që zhvilluan me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, mysafirët biseduan për situatën politike në komunë e Bujanocit duke mos anashkaluar edhe atë ekonomike.

Ndërkaq, me zonjën Rena është biseduar për vazhdimin programit PBILD 2 i cili do të vazhdoj të realizohet në mars të vitit të ardhshëm.Arifi-1

Fundamenti

“Me zotin Petër, biseduam për situatën politike dhe të sigurisë në rajon, e njoftova dhe për situatën në komunë ne Bujanocit dhe atë në përgjithësi në Luginë. Ndërsa me zonjën Irena e cila ka marrë një funksion të ri pranë OKB-së me seli në Beograd kemi biseduar për zhvillimin ekonomik por edhe për vazhdimin e programit

PBILD 2, ku sipas të gjithave asaj që na tha zonja Irena, programi PBILD i cili financohet nga Kombet e Bashkuara, do të filloi të realizohet diku në mars të vitit të ardhshëm”, ka potencuar Arifi për media.

Petër Due ishte i dërguari special i sekretarit gjeneral të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të përcjell situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.