RCCOLA

I dënuari me burg emërohet U.D. i Spitalit Regjional në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Lulzim Kabashi – Në Spitalin Regjional të Komunës së Gjilanit pas përfundimit të mandatit të Drejtorit të Spitalit Pulmologut Dr. Nistret Hajrullahu, njeriut i cili kishte marrë barrën më të rëndë të menaxhimit të situatës me pandeminë, por edhe me problemet që është diçka e zakonshme në spitalet tona, me një buxhet tejet të vogël dhe me personel të cilët një këmbë brenda dhe një jashtë (duke synuar perëndimin) kishte arritur të mbajë në këmbë spitalin, dhe t´a qojë deri në fund mandatin e marrë, së fundi dorëzoi epitetin (detyrën) e Drejtorit, dhe më pas duke marrë në menaxhim Spitalin një Doktor si ushtrues detyre Dr. Ukshin Ismajli, i cili ka të kaluar jo të lavdëruar.

Po i njëjti, tani u.d. i Drejtorit të Spitalit, gjatë karrierës së tij profesionale nuk ishte treguar i aftë të menaxhojë situatën me njërën nga pacientet e tij, ku më pas kishte humbur jetën si paciente në ordinancën e tij private dhe ishte dënuar me burg.

VV e cila thirret në drejtësi, në koordinim me Drejtorin e SHSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi, dhe sigurisht edhe në dijeni të Ministrit aktual z. Arben Vitia, lë në dorë menaxhimin e një Organizate buxhetore siç është ai i Spitalit Rajonal të Gjilanit, individëve të cilët lënë për t´u dëshiruar.

UBT

Pra, siç duket joprofesionalizmi në vendet kyçe do t’a ndjek edhe më tej institucionin më me vlerë të vendit tonë, duke lënë në dorë si U.D. njerëz joprofesionistë, ku dihet qartë se një orë keqmenaxhimi i kushton vendit në të gjitha aspektet, e lëre më t’i lihet hapësirë individëve që janë SUI GENERIS.

Frika e keqmenaxhimit është shtuar brenda Spitalit të Gjilanit, të cilët rrinë në heshtje pa patur mundësinë të flasin në publik, për arsyet të cilat veçse dihen (ndëshkueshmërisë).
Stafi i Spitalit të Gjilanit lutet që kjo pandemi e cila ka kapluar vendin të kalojë sa më shpejt, dhe njëkohësisht të shpallet konkursi dhe në krye të këtij institucioni të vijë një njeri me kredibilitet dhe aftësi të shkëlqyera udhëheqëse.

A DO TË JETË RASTI I PARË SUI GENERIS KY?