Fundamenti

I biri i Ukshin Hotit, Andini: Më kontaktuan nga Serbia, më kërkuan 200 mijë euro për të ma gjetur të gjallë babanë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

I biri i Ukshin Hotit, Andini ka treguar se i i ishin kërkuar 200 mijë euro nga persona në Serbi në vitin 2020, kinse për t’i gjetur babanë të gjallë.

Ai thotë se ka grupe kriminale në Serbi që kërkojnë para, duke mashtruar për informacione për të pagjeturit.

“Më ka ndodhur edhe mua”, shtoi ai.

“U ndodh shumë familjarëve të tjerë në Kosovë, sidomos moshave të shtyra, nanave e baballarëve që janë në moshë të shtyrë. Ende sot i thërrasin në telefon, tentojnë me forma të tjera…u kanë kërkuar shuma të mëdha parash”, tha Hoti.

Uji Dea

“Mua më ka ndodhur vitin e kaluar, kam dëgjuar shumë raste të tjera në Kosovë”, theksoi ai.

“Mua më ka ndodhur më 2020, kur në RTK ishte një lajm kinse Ukshin Hoti, mund të jetë i varrosur në Lubeniq. Përmes Universitetit të Prizrenit më ka kontaktuar dikush prej Serbisë, e fillimisht 200 mijë euro e pastaj 400 mijë euro e kështu me radhë, për me na e dorëzuar të gjallë”, deklaroi Hoti, në T7.

Hoti tha se aktualisht 1617 persona janë të zhdukur që nga lufta në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.