Fundamenti

I besojnë Januzajt

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Manchester Unitedi dhe trajneri Louis van Gaal kanë besim të plotë tek Adnan Januzaj.

Menaxheri i futbollistit, Dirk De Vries insiston se, përkundër përforcimeve që i bënë “Djajtë e Kuq” këtë verë, talentit kosovar nuk i rrezikohet pozita në ekipin nga “Old Trafford”.

RCCOLA

“Adnani nuk luajti në ndeshjen e fundit sepse ishte i lënduar. Klubi dhe trajneri kanë besim në të. Nuk ia kanë dhënë atij rastësisht numrin 11. Arritja e Di Marias nuk do ta pengojë aspak zhvillimin e tij. Ju them se Adnani nuk ka kurrfarë problemi tek United”, siguron menaxheri belg për të përditshmen “Voetbal Nieuws”.

Sipas tij, përfaqësuesi belg është i koncentruar vetëm tek Man Utd, ku do të luftojë për një vend titullari, edhe pse e nisi sezonin si rezervist.