Fundamenti

I ati i Elvanës, rrëfen sakrificën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Fatmiri, i ati i këngëtares Elvana Gjata, rreth 25 vite ka shërbyer në të gjitha nivelet e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Ka qenë familje ushtaraku në breza, por kjo nuk e ka penguar që të mirëkuptojë e mbështesë vajzën e tij.

Për mediat shqiptare ai ka rrëfyer se si ka bërë menaxherin e Elvanës për 10 vite, deri kur për pak sa nuk preku vdekjen.
Ka qenë e vështirë për te, një oficer i lidhur me detyra të sforcuara , me repartet e largëta, ta mbështesë të bijën gjatë debutimeve në skenë.

Uji Dea

“Ka qenë tmerrësisht e vështirë, sidomos po të kemi parasysh periudhën e tranzicionit në të cilën duhej të kultivohej si këngëtare. Ka qënë e vështirë pikësëpari në aspektin psikologjik, ku më është dashur të kapërceja mbi veten e ta bëja shoqe. Sakaq, duhej ta shoqëroja edhe hap pas hapi. Kjo veçanërisht në fillimet e saj. Më është dashur më tej të bëj si të thuash, menaxherin, ta ndjek nëpër koncerte sa brenda vendit, aq edhe jashtë,” ka thene ai per “Panorama”.

Plot 10 vite e ka shoqëruar pa ndërprerë Elvanën në të gjitha koncertet e zhvilluara në Kosovë e Maqedoni, por edhe në Zvicër, Gjermani, Holandë, Danimarkë etj. Ka qëlluar që me makinën e tij të bëj edhe 1000 kilometra në ditë për të kapur oraret e planifikuara. Ka ndodhur të udhëtojë pa ndërprerë edhe 72 orë rresht.
Por qysh nga viti i kaluar kur u përballë me një goditje të rëndë kardiake në zemër, ai nuk e shoqëron më të bijën si menaxher i saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.