I aksidentuari në Budrikë vdes në një spital të Austrisë
Gjilan – Të martën rreth orës 08:45, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU) Policia e Kosovës, është njoftuar se i lënduari vozitësi i Automjet të pasagjerëve “Renault Clio”, me targa Austriake WY që ishte duke u trajtuar ne Austri (R. B.) nga aksidenti që kishte ndodhur me datën 20 tetor 2016 në Fshatin Budrigë e Epërme, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal St. Polten Austri.
Në lidhje me rastin kemi njoftuar Prokurorin e Shtetit ka thënë Ismet Hashani.
Si ndodhi rasti?
20.10.2016, 22:10h,Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet
Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur me 20 Nëntor 2016 rreth orës 22:10 në rrugën Magjistrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Budrikë e Epërme.
Njësitet e trafikut rajonal ju kanë përgjegjë rastit me urgjencë, dhe nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur, atëherë kur Automjet i pasagjereve “Renault Clio”, me targa Austriake ËY, drejtuar nga vozitësi Shqiptar Shtetas i Kosovës duke lëvizur në relacionin Ferizaj-Gjilan, me të arritur afër fshatit Budrigë e epërme,e humb kontrollin mbi automjetin kalon në shiritin e kundërt të drejtimit të lëvizjes, godet direkt automjetin e pasagjereve “Mitsubishi”, me targa vendore 06, drejtuar nga vozitësi po ashtu Shqiptar Shtetas i Kosovë i cili ishte duke lëvizur nga ana e kundërt, Automjet i pasagjereve “Renault Clio” godet edhe Automjet “Audi A4”, me targa RP, drejtuar nga vozitësi Serb Shtetas i Kosovës i cili ishte duke lëvizur në drejtim të Ferizajt.
Si pasoj e plagëve të pësuara në aksident pa shenja jete arrin ne Qendrën Emergjente pasagjeri i Automjetit “Renault Clio” I. A. (1962).
Lëndime trupore marrin edhe katër pasagjer të veturave të përfshira në aksident, ku dy ndalen në Spitalin Rajonal të Gjilanit, gjersa dy tjerë, për për shkak të natyrës së rëndë të plagëve për trajtim të mëtejmë dërgohen në QKUK në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes ka prezantuar edhe Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për Autopsi.
Rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident i rëndë po hetohen nga ana e Hetuesve të Trafikut Rajonal. /rajonipress/


