Fundamenti

Hysi u mposht nga Drita

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan-Ekipi i Hysit është mposhtur në Gjilan me rezultat 2:1 nga ekipi i Dritës, i cili pas një pauze fitoresh e gjeti një të tillë këtë të diele.

Shënues: Ruhon Foniqi 76’, Labinot Jetullahu 87’ – Mentor Zhdrella (nga penaltia) 90’

Mbizotërimi i vendasve në fushë ka zgjatur gjatë tërë ndeshjes, por gola në pjesën e parë nuk pati, edhe pse Drita lehtë ka mundur të shënojë.
Lonit Abazi, në minutën 17 kaloi gati tërë mbrojtjen e Hysit, por nuk ia arriti të shënojë e u kundërpërgjigj mysafiri Osmani, që gjuajti drejt në Latifin në minutën 19.

Në minutën 31, Foniqi nuk qe i saktë kur gjuajti me kokë, pasi ishte shërbyer nga Osmani e në minutën 39 Kastrati kaloi edhe portierin, por gjuajtja e tij shkoi jashtë. Pjesa e parë u mbyll me rastin e Hoxhës në minutën 42, që gjuajti nga largësia, top të cilin e priti Latifi.

Deri te goli i parë u desh të pritet deri në minutën 76, pasi që Alimi depërtoi mirë në brendi e gjeti Foniqin e ky gjuajti me efe dhe mposhti Ademin e Hysit.
Drita që u lirua nga presioni i rezultatit ia doli të shënojë edhe njëherë tre minuta para se të kryhet ndeshja, pasi që Jetullahu u përvodh dhe nga largësia 24 metra qëlloi golin, mu pranë shtyllës.

Mysafirët u ankuan se gjilanasit nuk e ndalën lojën dhe nuk qenë fer, pasi pak para se të shënohej goli dy lojtarë ishin lënduar.
Në minutën e katërt shtesë, mysafirët fituan një penalti, që për vendasit qe jo me vend. Portieri Latifi ndërhyri në një top e aty u rrëzua Hoxha, kurse gjyqtari Qorraj me të parën tregoi në pikën e bardhë.

Realizator i pagabueshëm ishte Mentor Zhdrella, që zbuti rezultatin në 2:1.

Uji Dea

Thanë pas ndeshjes:

Afrim Tovërlani (Hysi): “Ekipi im pati paraqitje të dobët. Drita e deshi më shumë fitoren dhe një gjë të tillë e arriti”.

Bekim Isufi (Drita): “Fitorja e ekipit tonë ishte e merituar. Bëmë një lojë të mirë e fitorja ishte e vështirë, por me lezet”.
Drita – Hysi 2:1 (0:0)

Stadiumi i qytetit në Gjilan. Shikues nuk pati. Gjyqtarë: Zenel Qorraj, Safet Berisha, Nazmi Raci. Shënues: Ruhon Foniqi 76’, Labinot Jetullahu 87’ – Mentor Zhdrella (nga penaltia) 90’. Kartoni i verdhë: Gërbeshi, Kastrati.

Drita: Latifi, Hashani, Gërbeshi, Foniqi, Sejdiu (Alimi), Ve. Sermaxhaj (Vi. Sermaxhaj), Kastrati, Abazi (Aliu), P. Osmani, Jetullahu, F. Osmani.

Hysi: Ademi, Idrizi, Sogojeva, Hasani (Breznica), Jashanica, Haliti, P. Osmani (Berisha), Emini, Hoxha, Zhdrella, L. Osmani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.