“Hysi” ndërton pallate, miliona borxh PTK-së

Kompania “Hysi”, edhe më tutje nuk po ia kthen Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) më shumë se shtatë milionë euro, nga falimentimi i Bankës Kreditore të Prishtinës (BKP). Ndërsa në anën tjetër, kompania në fjalë po ndërton pallate gjigante në mes të qytetit të Prishtinës.
Tash e shtatë vjet, prej falimentimit të kësaj banke, ish aksionarët e saj vazhdojnë të mos i kthejnë borxhet ndaj ish- klientëve në mesin e tyre edhe PTK-së, e cila mbetet një nga kreditorët kryesorë të bankës.
Të njëjtën kohë janë edhe pronarët e bizneseve të mëdha që akoma nuk i kanë shlyer kreditë milionëshe ndaj ish bankës kreditore, siç është rasti me kompaninë “Hysi”.
Për ditë të tëra gazeta “Zëri” ka tentuar që të kontaktojë përmes telefonit me pronarin e kompanisë “Hysi”, por kontakti më të ka qenë i pamundur.
E në anën tjetër zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës thonë se sikur çdo debitor i cili nuk i përgjigjet përmbushjes së detyrimit në mënyrë kontraktuale, lënda i procedohet gjykatës kompetente, siç i është proceduar edhe kësaj kompanie.
“Sa i përket ndërtimit me vlera milionëshe nga ‘Hysi’ edhe përkundër faktit të detyrimeve milionëshe ndaj bankës, është çështje që duhet të trajtohet nga drejtësia, lënda e së cilës i ka kaluar për shqyrtim sistemit të drejtësisë”, tha Kada.
Ai shton se PTK është një nga kreditorët kryesorë të bankës, por për detaje thotë se duhet të flasin vetë kreditorët, këtë rast PTK-ja. (Zëri)