Fundamenti

Hyseni: Votat u vodhën në Konventën e PDK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njëri ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Hydajet Hyseni, ka akuzuar lidershipin e partisë së tij, se ka organizuar Konventën e VI-të duke shkelur statutin, vetëm për të fuqizuar vetveten.

Ai ka rrëfyer për emisionin Rubikon të KTV-së se shkeljet kanë nisur nga emri i zgjedhjeve që janë mbajtur, pasi statuti nuk njeh konventë, por vetëm kongres.

Ai ka përmendur edhe vjedhjet e votave që u bënë brenda PDK-së në zgjedhjet e fundit që, sipas tij, eliminuan njerëzit e dëshmuar të partisë. Megjithatë, Hyseni, thotë se do të vazhdojë të jetë pjesë e PDK-së, por se do të vëzhgojë dhe do të presë reflektimin e brendshëm partiak.

Hidromorava

Hyseni, i cili thotë se përvojën e njëjtë e ka pasur edhe sa ishte pjesë e strukturave të LDK-së, ka potencuar se të gjitha partitë në vend po ngulfaten dhe nuk kanë funksionim demokratik. Por, sipas tij, PDK-ja duhet të reflektojë, sepse mund ta presë ajo që e ka gjetur edhe LDK-në.

“Një parti që udhëheq apo mëton ta drejtojë shtetin duhet të jetë shembull së pari në parti, ngase nëse dikush shkel normat në parti do t’i shkelë edhe normat e shtetit”, ka thënë ai.

Sa i përket kryesisë së re të PDK-së, Hyseni, ka thënë se janë ekip i mirë në përbërje të të cilit ka njerëz të respektuar, por, sipas tij, ata nuk mund të funksionojnë si grup. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.