UBT

Hyseni: Universitetin e Gjilanit dhe Fakultetin Juridik e presin ditë të mira

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Flamur Hyseni dekan në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik të Gjilanit thotë për rajonipress se cilësia është motoja kryesore e UPGJ-ës dhe natyrisht edhe fakultetit juridik. Jemi të përkushtuar ta ruajmë dhe rrisim cilësinë në këtë tempull të dijes thotë ai.

Flamur Hyseni duke folur për cilësinë në Universitetin e Gjilanit dhe për perspektivën e Fakultetit Juridik ku edhe është dekan thotë se aktualisht ka filluar mbarë vitin akademik dhe procesi mësimor po vazhdon mbarë në tërë universitetin, përkatësisht në tria fakultetet e tij, juridik, ekonomik dhe edukim, raporton rajonipress.

Hyseni tha se Fakulteti Juridik ka filluar me kohë të gjitha proceset, si ligjëratat, poashtu sivjet, në këtë viti akademik 2013/14 ka startuar edhe me ciklin e ushtrimeve ku për herë të parë janë angazhuar asistentë për ushtrime dhe ata po kryejnë punën shumë mirë. “Tani është bërë një muaj që kanë filluar të mbahen ushtrimet dhe kemi vlerësime pozitive nga studentët për nivelin, dhe me një formë jeta studentore veçse është dinamizuar dhe studentët kanë planet studentore më dinamike sepse gjatë tërë ditës janë të angazhuar dhe tërë javën, si. p.sh, sapo përfundojnë një ligjëratë, ata menjëherë i pret cikli tjetër ai i ushtrimeve, dhe mund të ndodhë që prapë të kenë me ndonjë lëndë tjetër ligjëratë”.

Hyseni tha se tani studentët tanë, të fakultetit juridik mund të organizojnë jetën e tyre studentore më seriozisht dhe qasja ndaj studimeve vërehet menjëherë sepse janë më të angazhuar. “Kam opinione të ndryshme të studentëve që tregojnë se 70-80 % të kohës tani po e kalojnë në hapësirat e fakultetit – universitetit për shkak të dinamikës së jetës studentore, sidomos këtë ma kanë konfirmuar studentët e dalluar”.

Mobi Casa

Hyseni thotë se edhe cilësia është në nivelin e duhur, dhe kjo është motoja kyçe e Universitetit në përgjithësi dhe në këtë rast veçanërisht e Fakultetit Juridik.

“Cilësia është motoja kryesore e UPGJ-ës dhe natyrisht edhe fakultetit juridik dhe ne jemi të përkushtuar ta ruajmë dhe rrisim cilësinë.“Stafi është shumë profesional, me profesor të dëshmuar dhe me përvojë të gjatë akademike dhe universitare dhe kemi një qasje graduale të krijimit të kuadrit të përhershëm. Këtë vit akademik përherë të parë në fakultet juridik kemi filluar me ciklin e mbajtjes së ushtrimeve dhe kemi angazhuar asistentë në katër vitet e studimeve dhe menjëherë kemi rezultate pozitive dhe opinioni i studentëve është shumë pozitiv. Natyrisht se në ato lëndë ku nuk do të ketë rezultate që pritnim nga ushtrimet, do të ketë rishikim të gjendjes profesionale të asistentëve të angazhuar, por fillimi është i mbarë dhe urojë që edhe fundi i semestrit të jetë i tillë” tha Hyseni.

Sipas tij synim i Fakultetit Juridik mbetet ofrimi i ligjëratave sa më cilësore dhe së shpejti do të finalizojmë marrëveshjet e bashkëpunimit për mësim praktik me institucionet përkatëse të drejtësisë që studentët e juridikut të kenë qasje edhe në punët praktike të profesionit të juristit. “Gjithashtu jemi edhe në komunikime të rregullta me disa fakultete juridike të universiteteve në rajon për mundësi bashkëpunimi në rrafshin e hulumtimeve shkencore dhe konferencave të ndryshme shkencore, që nga fillimi i viti të ri veçse presim finalizim” shton Hyseni./rajonipress/