Mobi Casa

Hyseni ua kërkon Kurtit dhe Osmanit heqjen e taksës: Mos mashtroni me popullizëm

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta heqë taksën pa vendosur reciprocitet, raporton Gazeta Express.

Hyseni ka kritikuar veprimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti që e përkrahu edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, duke thënë se dështimet në rrafshin e partneritetit strategjik me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në nuk i falen askujt.

“Krekosjet dhe thirrjet këtu në vota dhe manipulimi me popullizëm është mashtrim”, thotë ai, përmes një shkrimi të bërë në Facebook.

FIDANISHTJA

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike shton po të ishte gjallë presidenti Ibrahim Rugova, nuk do të besonte se Kosova është në një stad politik ku po kontestohen këshillat dhe sugjerimet e Amerikës.

“Synimet dhe objektivat madhorë të shtetit tonë nuk arrihen me politika infantile, me manovra revolucionare të zbulimit të ‘tradhtareve’ midis nesh, me bërje publike të komunikimit të ndjeshëm zyrtar midis autoriteteve të vendit me autoritetet më të larta të NATO-s, duke shkelur kështu çdo parim elementar të diskrecionit diplomatik. Mbështetja dhe partneriteti me SHBA-të, është mbi të gjitha. Duhet pa rezervë t’i japim mbështetje Agjendës së Administratës Amerikane, të përfaqësuar nga Emisari Special për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ambasadorit Grenell, e cila synon ta përmbyllë kontestin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Politikës kosovare, përkatësisht Qeverisë së Kosovës, si rrallëherë më parë i duhet maturi, mençuri, kujdes por edhe vizion për të qenë së bashku në këtë interesin jetik që sërish lidhë Kosovën dhe SHBA-në, ashtu siç ka qenë rasti në vitet e luftës dhe në vitet e pavarësisë”, ka shkruar ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.