Hidromorava

Hyseni u shpërndan certifikata bizneseve të cilat kanë ekspozuar prodhimet në panairin E JONA

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në kuadër të panairit dhe festivalit treditor E JONA, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë të premten certifikata bizneseve, të cilat kanë ekspozuar prodhimet e tyre në këtë panair.

Kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se ky panair ka qenë një mundësi e mirë që të njihen dhe të thellohet bashkëpunimi ndërmjet prodhuesve e tregtarëve.

“Qëllimi ynë ka qenë që të mbledhim shqiptarët kudo që janë, ndërkohë që Gjilani si kryeqendra e Anamoravës, si vendi që përreth ka shqiptarët në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Likovë e Kumanovë, e po ashtu si qendër e si qytet ku gravitojnë shqiptarët nga të gjitha trojet, ka mbledhur mes nesh shqiptarët që janë veprimtarë në fushën e biznesit dhe ekonomisë, në mënyrë që të mund të bashkëbisedojmë dhe të lidhim marrëveshje të reja e të shtojmë bashkëpunimin”, ka thënë Hyseni.

FIDANISHTJA

Ai pohoi se panairi synohet të jetë i përvitshëm, duke shtuar se Gjilani do të kthehet në një kryeqendër për takimin e bizneseve, ndërkohë që e ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për ndihmën në organizim, sikurse edhe kompaninë CEO.

Ndryshe, panairi dhe festivali E JONA përmbyllet me festën në sheshin “Idriz Seferi” me koncertin final ku do të performojnë këto rock bende: AVI “Zenel Hajdini”, Eufonia, Dardanet, Rinia, Magjistaret, Dellorien, Premiera, Albina`s Band dhe Zani band./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.