GRANDEMALL

Hyseni: Thaçi duhet t’i kërkojë Serbisë heqjen e Kosovës nga Kushtetuta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosova nuk do të duhej t’i priste deputetët e Parlamentit Evropian të kërkojnë që Serbia ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj, pasi që atë do të duhej ta bënte prej kohësh vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

Kështu vlerëson ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili thotë se kryeministri e ka shfrytëzuar dialogun vetëm për të bërë koncesione, deri te më të papranueshmet, raporton KTV.

Derisa rezoluta e miratuar të enjten në Parlamentin Evropian i bën thirrje Kosovës që të bëjë më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për ish-kryediplomatin kosovar, ato do të përsëriten vazhdimisht, derisa nuk do të materializohen nga Qeveria në kuptimin pozitiv.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, i ka thënë KTV-së se Qeveria ka mungesë të vullnetit për luftën kundër krimit dhe korrupsionit sepse, sipas tij, korrupsioni është në masën më të madhe i përqendruar te vetë Ekzekutivi.

Ndërkohë, për Aleancën e Ramush Haradinajt, rezoluta e Parlamentit Evropian është përsëritje e përmbajtjes së Raportit të Progresit.

Të enjten, Parlamenti Evropian ka votuar Rezolutën për Kosovën, e cila ka dalë në bazë të raportit vjetor të raportueses, Ulrike Lunaçek.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.