FIDANISHTJA

Hyseni, Stuck-it: Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, e domosdoshme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, po qëndron në Washington me ftesë të Sekretarit të Shtetit John F. Kerry, për të marrë pjesë në Samitin e Shtëpisë së Bardhë për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Samiti i ka zhvilluar punimet në dy seanca më 18 shkurt, në nivel ministrash, dhe më 19 shkurt, në format pak më të gjerë me pjesëmarrje edhe të sektorit privat, shoqërisë civile, etj.

Në të dyja seancat ministri Hyseni ka dhënë perspektivën e Kosovës, e sidomos të qeverisë dhe institucioneve të saj për rend dhe ligj, për fenomenin e radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Në të dyja paraqitjet, Hyseni ka ofruar informacione të detajuara për përpjekjet që Republika e Kosovës po bënë me qëllim të përballimit me problemin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, thuhet në komunikatë.

Në margjina të Samitit të Shtëpisë së Bardhë, ministri ka zhvilluar një varg takimesh me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, përkatësisht me Tom Yazdgerdi, drejtor për Evropën Qendrore dhe Jugore në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroazatike si dhe ambasadorin Thomas C. Krajeski nga Byroja për luftimin e Terrorizmit.

Fundamenti

Hyseni shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e Kosovës dhe institucioneve të saj për të luftuar këtë dukuri duke përmendur një sërë masash që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës përfshi aprovimin e projekt-ligjit, në lexim të parë, për të parandaluar bashkimin në luftërat e huaja të qytetarëve kosovarë si dhe krijimin e grupit punues që do të ketë përsipër hartimin e një strategjie kombëtare për luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Po ashtu, shkarazi, u prekën edhe çështja e migrimit ilegal dhe dialogut me Serbinë. Të dy përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit shprehën përkushtimin e qeverisë amerikane për të ndihmuar Kosovën dhe vendet tjera në luftimin e kësaj dukurie negative që paraqet sfidën më të madhe me të cilën përballet sot e gjithë bota, raporton Telegrafi.

Takim të veçantë ministri Hyseni ka zhvilluar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stuck, me të cilin këmbyen mendime rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Ministri Hyseni i tha Sekretarit të Përgjithshëm se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do t’ia bënte shumë më të lehtë Kosovës ofrimin dhe absorbimin e informacioneve, aq e domosdoshme në këto kohë vendimtare për luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar, si dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Po ashtu ministri është takuar edhe me ministra të brendshëm dhe përfaqësues tjerë pjesëmarrës në Samit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.