Hyseni: Rritet transparenca komunale në Gjilan

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se komuna ka shënuar rritje të transparencës në gjashtëmujorin e parë.

Hyseni është shprehur se bazuar në matjen e realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, Gjilani ka shënuar rritje të transparencës për tre pikë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Gjilani shënon rritje të transparencës në gjashtëmujorin e parë. Qeverisja transparente ishte edhe zotim i yni. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kemi ngritje për 3 pikë bazuar në matjet e realizuara për 38 komuna të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe organizatat jo qeveritare. Pak nga pak, po përmbushim zotimet #Transparencë, #Ndershmëri e #Profesionalizëm”, ka deklaruar Alban Hyseni./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS