ARKATANA

Hyseni: Rinia jonë po na bën krenarë me përkushtimin e tyre në biznes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sipërmarrësit e rinj gjilanas, të cilët kanë përfituar grante nga komuna për të dytën herë, janë vizituar nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, për të pare nga afër me punën që bëjnë.

Komuna e Gjilanit, për herë të parë në historinë e saj ka ndarë grante për bizneset lokale në vitin 2023, derisa ka vazhduar me ndarjen e granteve edhe në vitin 2024, për të vazhduar edhe sivjet.

Kryetari, Alban Hyseni, tha se rinia jonë po na bën krenarë me përkushtimin e tyre në biznes, andaj, ne si komunë jemi pranë tyre duke iu ndihmuar që këtë rrugë t’ua bëjmë më të lehtë.

Mobi Casa

“Kënaqësi vizita te bizneset që kanë përfituar nga grantet e komunës, derisa, bashkë me ta diskutuam për punën e tyre dhe investimet që i kanë bërë. Komuna e Gjilanit do të vazhdojë të jetë pranë tyre, njëjtë siç edhe kemi premtuar”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se me fondin për ndërmarrësit e rinj për dy vjet kanë ndarë 248 mijë euro.

“Do të vazhdojmë të punojmë bashkë me bizneset dhe rininë tonë, që të rrisim kapacitetet e ndërmarrjeve, e të ndihmojmë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre”, tha Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.