UBT

Hyseni, priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Laszlo Istvan Dux, diksutuan për projekte zhvillimore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux, Aron Kerekgyarto, sekretar i parë dhe atashe për ekonomi dhe Mirdita Bicaj, zyrtare për ekonomi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se gjatë takimit diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes komunës tonë dhe shtetit hungarez, me fokus në fushat e ekonomisë, arsimit dhe projekteve zhvillimore.

“Mirënjohës për vizitën dhe gatishmërinë për të punuar bashkë në projekte konkrete për qytetarët e Gjilanit”, tha Alban Hyseni.

Nga ana tjetër ambasadori i Hungarisë në Kosovë Laszlo Dux, falënderoi të parin e komunës për pritjen, duke premtuar thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

ARKATANA

“Marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe shprehu përkushtimin tonë zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim, ekonomi dhe fusha tjera”, tha ambsadori Dux.

Ambasadori, tregoi se në takim u diskutua edhe partneriteti i mirë ndërmjet Hungarisë dhe Komunës së Gjilanit i ndërtuar ndër vite.

“U bisedua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, përfshirë programet e bursave për studentët dhe mundësisë së binjakëzimit të Gjilanit me ndonjë komunë të krahasueshme në Hungari”, tha Laszlo Istvan Dux.

Po ashtu u theksua se një bashkëpunim i tillë mund të bazohet në një agjendë vjetore të vizitave reciproke, shkëmbimit të ekspertizës komunale, programeve rinore dhe kulturore, si dhe bashkëpunimit praktik në zhvillimin lokal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.