HW

Hyseni prezantoi raportin njëvjeçar të punës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me pak pjesëmarrës të qytetarëve dhe me raport të cunguar Alban Hyseni prezantoi raportin e tij të punës, një raport i zbrazët dhe pa strukturim të punëve të kryera.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mbajti takimin e dytë publik për këtë vit, gjatë të cilit prezantoi raportin njëvjeçar të punës.

Takimi u mbaj në Shkollën e Bujqësisë dhe ka qëllim rritjen e transparencës dhe për një qeverisje që reflekton nevojat reale të qytetarëve të Gjilanit.

HW

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: “Sot, në prag të përmbylljes së vitit, zhvilluam dëgjimin publik të dytë për këtë vit në Gjilan, një takim të hapur me qytetarët ku prezantuam raportin njëvjeçar të punës dhe diskutuam për sfidat, arritjet dhe prioritetet për të ardhmen e komunës tonë”.

Sipas tij ky takim në fundvit është një reflektim i përbashkët mbi punën e bërë dhe një zotim i qartë për angazhimin tonë të vazhdueshëm për transparencë, përgjegjësi dhe qeverisje që buron nga nevojat reale të qytetarëve.

“Faleminderit të pranishmëve për pjesëmarrjen, mendimet dhe kontributin e dhënë. Së bashku po e mbyllim këtë vit me dialog dhe po e nisim vitin e ri me më shumë përgjegjësi dhe vizion për një Gjilan edhe më të mire”, tha Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.