United Hospital

Hyseni pret në takim përfaqësues të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, në prag të koncertit madhështor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim përfaqësues së Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Republikës së Shqipërisë, në krye me drejtorin Sokol Marsi, në prag të koncertit madhështor.

Hyseni ka thënë se ndihet i nderuar me prezencën e këtij Ansambli në Gjilan, teksa ka thënë se ky do të jetë vetëm një hap i bashkëpunimi të gjatë.

“Ne jemi të nderuar dhe të shtuar me vlera kulturore e artistike me prezencën e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Gjilan. Takimet që i kemi nisur me ambasadorin Minxhozi shpresoj që do të thellohen edhe më tutje, ndërkaq le të themi që ky është një fillim i bashkëpunimi më të gjatë e më përmbajtësor”, ka thënë Hyseni.

FIDANISHTJA

Kurse, në emër të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit e artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ka folur drejtori Sokol Marsi, i cili e ka falënderuar kreun e Komunës për mikpritjen dhe organizimin e koncertit.

“Jemi të lumtur që sonte rikthehemi në Gjilan, një qytet shumë artdashës. I ftoj të gjithë publikun që të jenë bashkë me ne sonte dhe të festojmë së bashku në sallën e Teatrit, në një koncert festiv”, ka thënë.

Përndryshe, pas 30 vjetësh Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë rikthehet sonte në Gjilan, me koncertin festiv i cili nis në ora 20:30./rajonipres/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.