Eko Higjiena

Hyseni : Pasivitet total i Asamblesë Komunale?

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Parimisht mendojë se mund të qëndrojë konstatimi se është struktura më e dobët që nga themelimi i Kuvendit Komunal më 2000, por përgjegjësinë e shoh te partitë politike pjesëmarrëse në Kuvend. Te përpilimi i listave me kandidatë për mandatet në Kuvend Komunal. Ka këshilltarë në këtë mandat, që fuqia e votës dhe koalicioni ia ka përcaktuar statusin e opozitarit, ai/ata nuk janë deri më tani as opozitë, as pozitë, as të pavarur. Kjo është mjaft shqetësuese për Gjilanin, për institucionet e tij lokale, por natyrisht do të duhej të ishte edhe për partitë politike thotë Flamur Hyseni profesor universitar.

Puna e Asamblesë Komunale nuk po shihet me sy të mirë as nga ekspertët e as nga shoqëria civile. Flamur Hyseni profesor universitar dhe njohës i mirë i zhvillimeve politike në Gjilan e Kosovë thotë për rajonipress se analizuar në përgjithësi, Kuvendet Komunale nuk qëndrojnë në nivelin e dëshirueshëm, në këtë nivel nuk qëndron as Kuvendi Komunal i Gjilanit. “Aq më të pa kënaqur e bënë gjendjen struktura aktuale, kur dihet se ka pak këshilltarë të Kuvendit Komunal me përvojë dhe njohës të problemeve dhe zgjidhjes së tyre në qeverisjen lokale. Për të mos thënë fare nuk ka, janë katër a pesë që përpiqen të bëjnë diçka, por në raport me numrin 41 të anëtarëve që ka Kuvendi Komunal, kjo është shumë e ulët” shprehet Hyseni.

Sipas tij mjafton analizimi i biografive profesionale dhe performanca në ngritje të çështjeve. “Këtë edhe më shqetësuese e bënë fakti kur ka ndodhë në shumë raste të ndikojë pozita në opozitën, në vend që të ndodhë e kundërta, ka raste të disave aty që kanë pasivitet total, të cilin pasivitet nuk do mund ta kishin askund tjetër, në asnjë institucion. Është futur në demokracinë tonë në përgjithësi, e në veçanti atë lokale që opozita të jetë jo unike, sepse shikohen interesat klanore e të grupeve brenda klanit. Kjo gjendje i konvenon atyre që udhëheqin, se në një mënyrë u krijohet komoditet” shprehet ai.

Duke folur për rolin e opozitës Hyseni tha se me një aspekt, mund të thuhet se më 2012 e tani, opozita e Kuvendit Komunal të Gjilanit është e “keqja” e anës tjetër të medaljes. “Le që nuk po dinë të performojnë si opozitë, por ata po krijojnë koalicione “heshtazi” me disa të pozitës. Nuk duhet amnistuar për faktin se si nga dy taborret, pozita dhe opozita ka këshilltarë që punën e parë në jetë e ka këtë. Atëherë pse duhet ne të presim më shumë, të tillët janë duke u mësuar. Madje ka të tillë që ende nuk e kanë kuptuar se çka në fakt është Kuvendi Komunal, cili është roli i ti në demokracinë lokale. Teoria na mëson, që “zemra e demokracisë është opozita”. Çfarë mund të themi në këtë kontekst, kur është fjala për Kuvendin Komunal të Gjilanit?

KKVITI

Ndërkaq duke ju referuar konfliktit të interesit që ka pasur që nga fillimi kryesuesi i Kuvendit , Hyseni tha se me gjithë respektin për Izmi Zekën, personalisht lidhur me postin partiak do ta arsyetoja se, është edhe praktike, por është shumë i vështirë arsyetimi për mbajtjen e posteve institucionale. “Edhe në këtë aspekt është prapë një mundësi arsyetimi, se njërin e ka të fituar me zgjedhje, e tjetrin me emërim, prapë do të mundohemi ta kuptojmë. Nuk do ta kuptoja personalisht pse lejon të marrë pjesë në dyja rrafshet e pushtetit, lokal e qendror, kur dihet se pushteti qendror mbikëqyrë atë lokal. Ai si intelektual e me përvojë në qeverisje duhet të na ofrojë një model të mirë e të arsyeshëm. Këtë më tepër e shoh si jo në funksion të zhvillimit të pushtetit lokal, sesa si pengesë ligjore, më tepër e shoh si krijim të një praktike që nuk është në zhvillim të demokracisë se, si jo ligjshmëri në veprim. Mendojë se do t`ia dali në ushtrim të dyja funksioneve, por jam skeptik në efikasitet dhe funksionalitet” tha Hyseni.

Profesori universitar jep vlerësim edhe për përbërjen e Kuvendit Komunal. “Parimisht mendojë se mund të qëndrojë konstatimi se është struktura më e dobët që nga themelimi i Kuvendit Komunal më 2000, por përgjegjësinë e shoh te partitë politike pjesëmarrëse në Kuvend. Te përpilimi i listave me kandidatë për mandatet në Kuvend Komunal. Ka këshilltarë në këtë mandat, që fuqia e votës dhe koalicioni ia ka përcaktuar statusin e opozitarit, ai/ata nuk janë deri më tani as opozitë, as pozitë, as të pavarur. Kjo është mjaft shqetësuese për Gjilanin, për institucionet e tij lokale, por natyrisht do të duhej të ishte edhe për partitë politike” thotë ai.

Sipas tij kjo gjendje e rëndë dhe e pa orientim dhe e pa interes e dëmton dhe do ta dëmtojë shumë Gjilanin, sepse nuk ecë Gjilani para me formalizma, nuk ecë Gjilani para me shoqëri civile servile ndaj opozitës dhe pozitës, nuk ecë Gjilani me nivel të tillë këshilltarësh të Kuvendit Komunal të pa dëshmuar në punë e profesion, se me gjendje të tillë komoditeti i pushtetit ekzekutiv rritet dhe vije deri te “mendjemadhësia” në pushtet. “Gjilani nuk e meriton një Kuvend Komunal të tillë, adresa e zgjidhjeve të këtyre dhe përmirësimi i tyre janë partitë politike, shoqëria civile dhe mediet, që pak janë aktive në sensibilizim të punës dhe mos punës, sidomos mos punës se këshilltarëve komunal, madje edhe në mënyrë individuale ndaj secilit “mendon Hyseni./rajonipress/