Hyseni: Nuk ka nevojë për panik, nuk rrezikohemi nga ndonjë sulm konkret

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, në emisionin “Info- Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se edhe Kosova sikurse edhe shumë shtete të tjera po merr masa për tu mbrojtur nga sulmet eventuale terroriste. Sipas tij, “as vendi jonë nuk është imun prej sulmeve terroriste”, duke shtuar se “edhe Kosova mund të rrezikohet nga terroristët, ndonëse indikacione konkrete mungojnë se mund të ndodhë kjo gjë”.
Sipas tij, “as vendi jonë nuk është imun prej sulmeve terroriste”, duke shtuar se “edhe Kosova mund të rrezikohet nga terroristët, ndonëse indikacione konkrete mungojnë se mund të ndodhë kjo gjë”.
“Pas një konsultimi paraprak më Këshillin Kombëtar të Sigurisë, është vlerësuar se duhet të shtohen masat, dhe të shtohet vigjilenca dhe kujdesi te qytetarët veç e veç. Do të ketë përkujdesje më të madhe nëpër tubime të ndryshme. Cak i sulmeve të terroristëve kryesisht janë vendet ku ka shumë frekuentim të njerëzve. Megjithatë nuk ka nevojë për panik, sepse nuk ka ndonjë kërcënim konkret”, ka shtuar ministri Hyseni.
Sipas tij, faktori kryesor që i dërgon të rinjtë nëpër luftëra të huaja është ideologjia dhe pastaj radhiten faktorët tjerë socialë dhe politikë.
“Nuk ndodh që luftëtarët në ato luftëra të shkojnë vetëm për shkaqe ekonomike. Kjo është njëra ndër arsyet, por jo e para. Zakonisht arsyeja kryesore është bindja dhe ideologjia”, ka theksuar Hyseni. /Telegrafi/
Hyseni: Policia e di se kur duhet t’i arrestojë deputetët, unë nuk përzihem
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skënder Hyseni, në emisionin “Info- Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se është për keqardhje që Policia e Kosovës po detyrohet të përdor dhunën në përballjet e saj me protestuesit, të cilët po e përkrahin opozitën kosovare.
Sipas tij, Policia është i vetmi institucion i trajnuar dhe autorizuar me ligj që ta ruajë rendin dhe qetësinë në Kosovë, duke shtuar se nuk mund ta dijë nëse pjesëtarët e Policisë a po i tejkalojnë kufijtë në përdorimin e forcës përballë protestuesve.
“Inspektorati policor i Kosovës i heton vazhdimisht policët. Është rutinë që e kryen Inspektorati Policor. Pas çdo përleshje inspektorati e ka obligim ta vlerësojë se a ka qenë proporcionale dhuna që është përdorur. Unë shpresoj shumë që policia nuk do të ketë nevojë të përdor dhunë për të shmangur dhunën, për të shmangur pasojat. Policia do të jetë gjithmonë aty në krye të detyrës”, ka theksuar Hyseni.
Ndërsa, i pyetur se a ka informata se ku ndodhen deputetët për të cilët ka fletarrest, ai ka thënë se nuk e di se dhe nuk dëshiron të përzihet në kompetencat dhe punët që i takojnë Policisë së Kosovës.
“Policia ka kapacitete 100 për qind për ta kryer punën si duhet. Jemi tu i kërkuar. Ajo e vlerëson momentin më të mirë se kur duhet të ndërhyhet dhe të arrestohet dikush. Nuk më lejohet mua si politikan të përzihen në gjykim profesional të Policisë”, ka shtuar Hyseni./Telegrafi/