GRANDEMALL

Hyseni nënshkruan memorandum me Fondacionin Jeshil, për fuqizimin e kapaciteteve në trajtimin e mbeturinave organike e sigurinë ushqimore

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me drejtorin e Fondacionit Jeshil, Xhevdet Gegollaj, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve komunale në trajtimin e mbeturinave organike, sigurinë ushqimore, bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin e ekonomisë qarkore.

Pasi e falënderoi për vizitën dhe bashkëpunimin, kryetari i Gjilanit ka treguar për objektivat e kësaj marrëveshjeje, teksa u shpreh se do të vazhdohet me zbatimin e projekteve dhe ideve që shtyjnë përpara mirëqenien e qytetarëve.

UBT

“Ndërtimi i kapaciteteve institucionale vendore në menaxhimin e mbetjeve organike përmes zhvillimit të sistemit për kompostimin e mbeturinave organike, bashkëpunimi me Shkollën e Mesme të Bujqësisë në Gjilan në gjetjen e zgjidhjeve inovative për ushqim, shfrytëzimi i platformës foodsafe community për reduktimin e mbeturinave ushqimore dhe shpërndarjen e ushqimit të grumbulluar janë vetëm disa nga objektivat e kësaj marrëveshje”, ka thënë Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.