GRANDEMALL

Hyseni: Mbi 300 mijë euro më shumë subvencione për rinjtë, sportistët e artistët se më 2021

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të rinjtë, sportistët e artistët e Komunës së Gjilanit, kanë përfituar mbështetje shumë më të madhe se në vitet paraprake. Po ashtu përmirësime progresive kanë ndodhur edhe infrastrukturën e këtyre fushave.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tregon se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka pasur aktivitete të shumta për promovimin e aktiviteteve kulturore, sportive dhe rinore.

“60 mijë euro e kishim buxhetin e planifikuar më 2021, derisa më 2022 e kemi rritur në 175 mijë euro, më 2023 në 280 mijë euro dhe më 2024 kemi arritur në vlerën e mbi 360 mijë euro për subvencionim të kulturës rinisë e sportit”, tha Alban Hyseni.

Kreu i komunës tregoi se vitin paraprak e patën 300 mijë euro më shumë sesa më 2021.
Sipas tij ishin 19 thirrje publike nga DKRS-ja, ku nga fillimi i mandatit deri tash ndarja e mjeteve është bërë në mënyrë transparente.

“Derisa subvencionim i veçantë ofrohet për “Flakën e Janarit”, ku mjetet janë ndarë para mbajtës së organizmit. Po ashtu subvencionet për programin e Galerisë së Arteve dhe subvencionet për më të mirët e vitit, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se subvencionet tjera përfshijnë kategoritë e veçanta, OVL-të dhe manifestimet e ndryshme për dëshmorët, si dhe subvencionimi i ekipeve që luajnë në Superligë, subvencionimi i Orkestrës Frymore si dhe mbështetja e vazhdueshme me transport për të gjitha ekipet e sportit dhe tifozëve.

Më tej ai tregon se është bërë digjitalizimi i një pjese të madhe të fushës e jetës kulturore në Gjilan (arkiva kulturore): ai i Muzeut Rajonal dhe Muzeut Etnologjik, ish-Burgu, ku mund të shihen në mënyrë të digjitalizuar në 3D.

Fundamenti

Projekti tjetër ishte edhe digjitalizimi i bibliotekës dhe pasurimi me tituj të rinj, ku janë mbi 20 milionë tituj të qasshëm dhe në proces është furnizimi me tabletë të mençur Digjitalizimi( Realitet virtual) 360*.

Kryetari lavdërohet me realizimin e projektit kapital për ndërtimin e KULT Qendrës ( Teatër, Galeri dhe hapësira të tjera të reja, ku po ashtu pritet të bëhet funksionalizimi i Kinemasë) ku vlera ë këtij projekti është 1.2 milionë euro.

“Është nënshkruar kontrata me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, për rinovimin e Palestrës së Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha Hyseni.

I pari i komunës, shtoi se po ashtu do të nis renovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhegër, është shpallur tenderi në prokurimi për renovim. Hartimi i projektit për renovimin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Cërnicë, ku renovimi do të nisë gjatë këtij viti dhe se mjetet janë të ndara.
Sa i përket “Flakës së Janarit”, kryetari Alban Hyseni, tregoi se janë mbajtur 7 dëgjime publike me komunitetin artistik për ristrukturimin e manifestimit, e që pastaj janë inkorporuar të gjitha në thirrjen publike, në mënyrë që festivali të jetë ashtu siç e duan artistët.


Më tej kryetari tha se janë në hartim e sipër dy projekte ai për renovimin e Teatrit të Qytetit dhe tjetri për Sallën e hapur koncertale.


Në proces e sipër është themelimi i Galerisë së Arteve të Qytetit, ndërsa në proces është Themelimi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Qytetit, i cili nuk po votohet nga Kuvendi Komunal. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.