Hidromorava

Hyseni: Mbështetje rekorde për fermerët – 1.5 milionë euro

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Po vazhdon mbështetja e fermerëve të Gjilanit nga komuna, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë.

Në kuadër të përkrahjes është bërë edhe shpërndarja e 72 motokultivatorëve për fermerët e Komunës së Gjilanit.

Dhurimin e tyre e bënë kryetari Alban Hyseni dhe drejtori për Buqësi dhe Pylltari Bajram Isufi.

“72 motokultivatorë me vlerë rreth 90 mijë euro, janë ndarë sot për fermerët përfitues”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës, tregoi se me këtë projekt po vazhdon mbështetja rekorde e fermerëve të komunës sonë.

Më tej kryetari i Gjilanit, tha se gjithsej nga 2023 deri me këtë projekt, janë mbi 1.500.000 euro, të ndara për fermerët tanë.

FIDANISHTJA

Hyseni, premtoi se këtë vit do të ketë po ashtu shumë projekte të reja e inovative.

Ndërsa Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se në kuadër të planit të punës për këtë viti bënë edhe shpërndarjen e 72 motokultivatorëve për fermerët.

Më tej ai shtoi se këto pajisje do të kenë ndikim dhe lehtësim për bujqit në kryerjen e punëve.

“Ne do të jemi gjithmonë afër fermerëve, për t`i përkrahur ata me të gjitha kapacitetet”, tha Bajram Isufi.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, theksoi se janë të përkushtuar që të ndihmojnë fermerët dhe se do të vazhdojnë me subvencione të formave të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.