FITORJA

Hyseni: Lufta civile nuk do të ndodhë në Kosovë

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thënë se nuk do të lejojnë të ndodh lufta civile në Kosovë.
“Lufta civile nuk do të ndodhë në Kosovë dhe ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë, Policia është instrumenti ligjor që e ka për obligim ta kryejë punën e vet. Nuk mbrohet ligji e as Kosova duke hedhur gaz lotsjellës, as tu ngrit kauza të paqena, as në rrugë. Ky shteti i ri në konsolidim e sipër, që nuk ka përmbyllur procesin e shtetndërtimit nuk guxon të instalojë praktika të përmbytjes së institucioneve me dhunë”.

Hyseni ka folur edhe për sjelljen e Policisë në situatat e fundit që kanë ndodhur në vend.

“Unë ju siguroj se përpos një rasti ku një polic ka dalë me një diskurs qesharak është suspenduar me automatizëm nuk kam vërejtur mungesën e disiplinës. Policia e Kosovës nuk do ta lejojë asnjë lloj diskursi demobilizues, sepse Policia është e vetëdijshme për rolin që ka, është e shkolluar edhe për atë dhe do ti zbatojë detyrat e veta me përpikëri”

“Jam i sigurt se ata që pretendojnë të jenë në politikë, por kanë harruar mjetet që lejohen dhe nuk lejohen do t’i kthehen vetëdijes qytetarë për ta zbatuar dhe respektuar ligjin. Ndryshe institucionet nuk kanë alternative për zbatimin e ligjit”.

Hyseni thotë se “protestat me gaz lotsjellës e tregon deficitin që ka ai grupacion politik në argumente, prandaj përdorin mjete dhune për qëllime politike”

“Kjo nuk guxon të lejohet në një vend që synon të integrohet ne Europë dhe të mbajë partneritet me të gjitha vendet që kanë bërë që ky shtet të jetë ky që është sot”.

Hyseni ka thënë se këto veprime të Policisë tregojnë se Kosova është shtet.

“Amerika nuk do ta përkrahet Policinë e Kosovës po të mos ishte profesionale. Nga një këndvështrim moral, nuk mund të thuash se është e moralshme të hedhet gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës ndërkaq është edhe vepër penale e dënueshme”, thotë Hyseni.

“Nuk ka asgjë më anormale se të hedhësh gaz lotsjellës në ambient të mbyllur në sallat e seancës së Kuvendit pasi është shumë i dëmshëm. Unë e shijova në seancën e fundit dhe nuk është e këndshme e as e shëndetshme. Policia e Kosovës do të vazhdojë të zbatojë ligjin në çdo situatë”, tha Hyseni.

Hyseni: Policia duhet të durojë kundrejt protestuesve gjaknxehtë

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se ndjehet krenar se Kosova ka Policinë më të trajnuar në Ballkanin Perëndimor.
“Policia është e trajnuar për të siguruar qytetarët. Janë emocione të përziera dhe nuk është lehtë të përballosh gaz lotsjellës si polic e as të përfshihesh nga flakët e koktej molotovit që është skenë për keqardhje përpos që është e dënueshme”, tha Hyseni, në Zonën B të Klan Kosovës.

Hidromorava

“Ne kemi Polici që është trajnuar të durojë dhe duhet të durojë, duhet të jetë më e durueshme se një protestues gjaknxehtës, i manipuluar ose edhe i instruktuar. Ne kemi vërejtje në policët tanë dhe për këtë kemi Inspektorat Policor dhe bëjmë përpjekje që Policia të sillet brenda kornizave dhe Policia është sjellë maksimalimisht brenda kornizave të lejuara. Nëse ka pasur tejkalim, eprorët kanë marrë masa”,tha Hyseni.

Hyseni ka folur edhe për futjen e gazit brenda Kuvendit të Kosovës.

“Analizojeni arkitekturën e Kuvendit, ka mbi 30.000 dritare rreth e rreth Kuvendit…Policia e Kosovës ka bërë çmos që ta sigurojë objektin e Kuvendit edhe e ka bërë këtë me korrektësinë më të madhe. Është e pamundshme që të kontrollohet secili deputet që hyn e del secilën ditë, ata hyjnë çdo ditë e jo vetëm kur hyjnë në seanca dhe unë mendoj që është gabim skajshmërisht i madh nëse e vëmë theksin si po e fut dikush gazin lotsjellës për dritare. Thelbësore është kush e përdori gazin lotsjellës dhe jo kush e futi”.

Hyseni ka folur edhe për ndalimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

“Është kualifikimi më qesharak të quhet kidnapim ndalja e Kurtit, unë nuk kam qenë në dijeni se do të ndalet Kurti pasi unë nuk duhet të jem në dijen për raste të veçanta por jam në dijeni se Policia po e kryen punën e vet. Që ditën e nesërme unë i kam marrë në zyrën time eprorët e Policisë dhe kemi analizuar, ka pas urdhëresë nga Prokurori dhe urdhëresat mund të jenë gojore ose me shkrim dhe kanë të njëjtin efekt”, tha ai.

Hyseni tha se Policia nuk ndalon as nuk merr askënd në pyetje pa një urdhër të Prokurorit ndërsa Policia është e detyruar që ta zbatojë çdo urdhër të Prokurorit.

“Më është thënë që ka pas urdhër gojor për Albin Kurtin, Policia nuk guxon të pyesë as për udhërarrestin, cila është substanca. Polici e ka obligim ligjor që të zbatojë një kërkesë të Prokurorit prandaj këto keqkuptime dhe keqinterpretime për të manipuluar”.

Hyseni ka folur edhe për tërheqjen zvarrës të deputetëve nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës.

“Unë do të bëja gabim nëse lëshohesha në vlerësime profesionale për secilin person veç e veç, varësisht nga situatat e caktuar Policia zbaton ligjin. Policia nuk dëshiron që të tërheqë zvarrë dikë. Për aq sa kam informata secili deputet është lutur që të dalë jashtë sallës së Kuvendit pa e prekur me dorë”.

“Shihet përpjekja e Policisë që në mënyrën më të kulturuar ta kryejnë punën e vet dhe ta zbatojë ligjin prandaj të jemi të qartë Policia e Kosovës duhet ta zbatojë ligjin dhe ne mund të debatojmë nëse ligji është i mirë ose i keq po derisa nuk ndyrshon është ligj që duhet të zbatohet”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.