UBT

Hyseni: Libra të rinj në vlerë prej 10 mijë euro në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” e kanë pasuruar me libra të rinj në vlerë prej 10 mijë euro.

“Pas digjitalizimit të bibliotekës së qytetit, ku lexuesit me skanimin e një Barcode mund të marrin titujt e librave që ndodhen në fondin e bibliotekës dhe shërbimet tjera të nevojshme, tani atë e pasuruam me libra të rinj në vlerë prej 10 mijë euro për sektorin shkencor, atë të rriturve dhe të fëmijëve”, ka thënë kreu i Gjilanit.

FIDANISHTJA

Për më tepër, Hyseni është shprehur se nga afër panë edhe funksionimin e sistemit elektronik të menaxhimit të lexuesve, si biblioteka e parë në nivel vendi që kaloi nga regjistrimi manual në atë digjital.

“E kemi zotim dhe obligim institucional investimin në zhvillimin e kushteve të nevojshme për të lehtësuar qasjen në literaturë digjitale dhe tërhequr vëmendjen drejt librit, si burim i pazëvendësueshëm i dijes”, ka deklaruar Alban Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.