ARKATANA

Hyseni: Krijuam vetëm 713 mijë euro obligime, derisa paguam mbi 9 milionë euro borxhe të qeverisjes së kaluar

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Rezultate dhe punë të mëdha e të rëndësishme janë realizuar nga Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë. Po ashtu është rritur edhe kualiteti në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi për projektet kryesore që janë, hartimi i elaboratit për shpronësim të qarkores së jashtme të qytetit për lotin IV dhe V dhe të qarkores së vjetër të qytetit. Ky projekt që për çerek dekade nuk e kanë rregulluar padrejtësinë që i është bërë qytetarëve të cilëve i ishte marr prona e nuk i ishte kompensuar.

“Hartimi i elaboratit dhe dorëzimi i projektit në ministri për shpronësimin e çerdhes së Integjit që është miratuar në Qeverinë ë Kosovës, ku 10 ari tokë do ti blejmë dhe po ashtu edhe parcelën me sipërfaqe prej 11 hektarë, 24 ari e 01 m² në Dobërçan”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës, tregoi se plotësimi i elaboratit të shpronësimit për rrjetin e kanalizimit për nevojat e projektit të impiantit të ujerave të zeza, Uglar.

Për projektin shtrirja e rrjetit të kanalizimit dhe vendosja e pusetave për nevoja të projektit kryesor impianti i ujërave të zeza në Uglar, vendime përfundimtare për shpronësime janë 15 në Malishevë, 28 në Livoç i Ulët, 39 në Gjilan, 9 në Uglar dhe 65 vendime për në Velekincë.

Ai tregoi edhe për 10 vendime përfundimtare për shpronësim për nevoja të projektit zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” në Gjilan.

Fundamenti

Kryetari përmendi edhe vendimin për shpalljen e interesit publik në pronën e AKP-së në Malishevë, atë për caktimin e lokacionit për groposjen e shtazëve të ngordhura në Stublinë, vendimi mbi shpalljen e interesit publik në pronën e AKP-së në Dobërçan për nevoja të Fushës së futbollit.

Vendimi për caktimin e lokacionit për varrezat e reja të qytetit në Shillovë, pronë e Ekonomisë së Pyjeve. Ai për shpalljen e interesit publik në pronën private për nevoja të Sallës së Sporteve të Sh.F.”Nazim Hikmet “- Dobërçan. Vendimi mbi shpalljen e interesit publik në pronat private për nevoja të Çerdhes së Fëmijëve dhe Sallës së Sporteve të Sh.F.” Vatra e Diturisë” në Livoç i Epërm.

I pari i komunës përmendi situacionin gjeodezik i terrenit dhe paraqitja 3D e objektit të Kalasë së Pogragjës për hartim të projektit.

Ai për lokacionin e varrezave të reja të qytetit me sipërfaqe mbi 20 hektar. Situacioni gjeodezik për parcelën mbi 45 hektar, e cila tashmë është në proces të këmbimit me FSK-në. Caktimi i lokacionit për ndërtimin e Qendrës Rajonale për Patentë Shofer, si dhe situacionin gjeodezik për hartimin e projektit.
Kryetari i Komunës, tregoi edhe krahasimet e qeverisjes së tij me atë të kaluarën.

“Nga viti 2022-2024 pra për tri vjet kemi krijuar vetëm 713 mijë e 440 euro obligime, të cilat ishin esencialisht të nevojshme për realizimin e projekteve, derisa për ato tre vjet kemi paguar 9 milionë e 890 mijë e 274 euro borxhe”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se në qeverisjen e kaluar nga vit 2017- 2021 obligime të krijuara ishin 13 milionë e 314 mijë e 95 euro, derisa për ato pesë vjet ishin paguar vetëm 4 milionë e 698 mijë e 673 euro. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.