Hyseni ka vazhduar takimet me udhëheqësit e QKMF-së, QMF-ve dhe AMF-ve

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtoreshën për Shëndetësi, Aurorë Osmani, ka vazhduar takimet me udhëheqësit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), të Qendrave të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe të Ambulancave të Mjekësisë Familjare (AMF), lidhur me riorganizimin strukturor Qendrave të shërbimeve shëndetësore.

Hyseni ka thënë me këtë rast se riorganizimi strukturor do të sjellë shërbime më cilësore dhe korrekte për të gjithë bashkëqytetarët në nevojë.

“Duke i kushtuar kujdes të veçantë shëndetit të pacientëve të cilët marrin shërbime të përditshme në këto qendra, bashkë me udhëheqësit vazhduam diskutimet për nevojat e QKMF-së, QMF-ve dhe AMF-ve në komunën e Gjilanit, ku u dakorduam për riorganizimin e brendshëm strukturor, ndryshim i cili do të sjellë shërbime më cilësore dhe korrekte për të gjithë bashkëqytetarët në nevojë”, ka thënë Hyseni.

Përndryshe, ky takim i kryetarit Hyseni ka qenë vazhdimësi e takimit të zhvilluar javën e kaluar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS