GRANDEMALL

Hyseni ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim pune ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga.

Hyseni e ka falënderuar ministrin Lloga për vizitën, derisa theksoi se ishte një takim përmbajtësor, në të cilin është diskutuar edhe lidhur me bashkëpunimin e Komunës së Gjilanit me disa nga komunat e Maqedonisë së Veriut.

“Ishte një bashkëbisedim përmbajtësor me temat që lidhen edhe me përvojat nga e kaluara e ministrit në pushtetin lokal dhe për sfidat e ndryshimet që pritet në ndodhin në të mirën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, sikurse edhe për sfidat që paraqiten në Kosovë. Po bëhen tash e gjashtë muaj që ministri e drejton njërën prej Ministrive më të ndjeshme në Republikën e Maqedonisë dhe unë i urova shumë suksese pozitën e re dhe për punën që po e bën”, ka thënë kryetari Hyseni.

Uji Dea

Ndërkaq, ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen, duke thënë se kanë diskutuar lidhur me sfidat e pushtetit lokal në të dy vendet.

“Kemi sfida që na bëjnë bashkë edhe në sfida rajonale, por edhe ato që i kemi brenda shteteve tona”, ka thënë, ndër të tjera, ministri Lloga. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.