UBT

Hyseni: Hazirin e presin shumë sfida në mandatin katërvjeçar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetarin e ri dhe qeverinë e re të Gjilanit e presin një mori sfidash në mandatin katërvjeçarë, për faktin se qeverisja lokale në përgjithësi në Kosovë dhe veçanërisht në Gjilan kërkon një qasje më praktike dhe më pozitive thotë për rajonipress Flamur Hyseni profesor universitar.

Sipas Flamur Hysenit si sfida kyçe për qeverinë komunale të Lutfi Hazirit do të jenë: partneriteti publiko privat, depolitizimi i administratës, qasja ndaj pronës publike, depolitizimi i arsimit dhe zvogëlimi i administratës komunale apo shërbimit civil komunal, raporton rajonipress.

Hyseni mendon se me rëndësi të veçantë do të jetë gjatë këtyre ditëve edhe formimi i koalicionit qeverisës pasiqë nuk kemi shumicë të vendeve në Kuvend Komunal dhe në këtë aspekt duhet pasur kujdes me formimin e qeverisë komunale duke pasur parasysh emërimin/zgjedhjen e drejtorëve të cilët janë të profesionalizuar dhe dëshmuar në menaxhim/qeverisje të mirë.

Eco Higjiena

“Qeveria e re komunale duhet të ketë në konsideratë bashkëpunimin korrekt dhe për interesa komunale me të gjithë spektrin politik gjilanas, sidomos opozitën, por edhe faktorët tjerë jashtë Kuvendit Komunal, si shoqërinë civile dhe kuadrot e dalluara që ka Gjilani” tha Hyseni.

Hyseni thotë se një angazhim pozitiv dhe me kërkesa reale nga Qeveria qendrore do të jetë një nga sfidat kyçe, sepse edhe ashtu Gjilani nuk është trajtuar mire nga qendra./rajonipress/