ARKATANA

Hyseni: Gjilanasit e kanë alternativën zgjedhore për të votuar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Flamur Hyseni nga ISLD-Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike në një blic intervistë për RajoniPress thotë se parimisht votuesi nuk mund të thotë se nuk ka pas alternativë zgjedhore. Problemin elektoral ende vazhdon të sfidojë alternativën zgjedhore, sepse kemi ende model votën familjare dhe shoqërore, votën preferenciale dhe barikaduese, votën premtuese dhe obliguese.

RajoniPress: Si e vlerësoni fushatën në Gjilan?

Hyseni: Fillimisht dëshirojë ta theksojë se fushata është e qetë dhe normale dhe po zhvillohet brenda standardeve të një fushate parazgjedhore. Për këtë proces Gjilani dhe degët e partive politike në Gjilan tanimë janë dëshmuar disa here dhe kjo në një formë është edhe model për Kosovë. Gjithë here ka mbizotërua respekti reciprok politik dhe toleranca propagandistike politike.

RajoniPress: Cili është koncepti i kandidatëve për deputet?

Hyseni: Kandidatët për deputet nuk kanë ndonjë koncept konkret sepse konceptet e tyre janë ato të partive përmes të cilave janë kandiduar. Kryesisht janë koncepte të përgjithësuara siç edhe janë të tilla të partive politike. Këtë ndoshta e imponon edhe shkaku që Kosova sipas Kushtetutës dhe ligjit për zgjedhjet e përgjithshme është një zonë zgjedhore dhe kandidatët nuk mund të kenë qasje konkrete sepse ata nuk mund të fokusohen për të kërkuar votën vetëm në Komunën prej nga vijnë, por votën e tyre e kërkojnë në tërë territorin e Kosovës.

ARKATANA

RajoniPress: Cila është risia e kandidatëve për deputet?

Hyseni: Nuk ka ndonjë risi sepse prapë kemi dy grupe kandidatësh, të gjithë janë të njohur për opinionin gjilanas, ku në garë do të janë kandidatët me përvojë të deputetit dhe kandidatët pa përvojë dhe ata që kanë kandiduar disa here, por që nuk kanë fituar. Pra, votuesi në Gjilan ka mundësi të zgjedhë në mes të kandidatëve me përvojë dhe atyre pa përvojë në politiken qendrore.

RajoniPress: A ka kandidatë të denjë për ulëse të Parlamentit?,

Hyseni: Parimisht votuesi nuk mund të thotë se nuk ka pas alternativë zgjedhore. Problemin elektoral ende vazhdon të sfidojë alternativën zgjedhore, sepse kemi ende model votën familjare dhe shoqërore, votën preferenciale dhe barikaduese, votën premtuese dhe obliguese. Gjitha këto karakteristika e bëjnë të pamundur të kemi përcaktim për zgjedhjen e denjët. Analizuar secilën kandidaturë veç e veç, del se prapë një epërsi të vogël e kanë kandidatët me përvojë në politikën qendrore si: Hydajet Hyseni, Zenun Pajaziti, Lirije Kajtazi, Ismajl Kurteshi, Ahmet Isufi, Valdete Bajrami. I mbetet votuesit ta përcakton se a duhet të mos jetë ndonjëri nga këta dhe a duhet të jetë ndonjëri nga ata që nuk kanë përvojë në politikën qendrore.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.