Mobi Casa

Hyseni: Gara për kryetar të Gjilanit do të jetë mes LDK dhe LVV

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Flamur Hyseni nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike thotë se gara për Gjilanin do të jete mes LDK dhe LVV. Kjo fuqizohet edhe më shumë nëse merret për bazë rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit.

Flamur Hyseni për rajonipress duke komentuar garën për kryetar të Gjilanit tha se partitë politike tani gjinden në fazën e përcaktimit të kandidaturave për kryetarë të komunave. “Në Gjilan degët e partive politike në përgjithësi, veçanërisht LDK, LVV dhe PDK e kanë mjaftë të pakjartë përcaktimin për kandidatin për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Çka është karakteristike se nuk ka një konkurrencë mes kandidatëve brenda partive, por po aplikohet e njëjta mënyrë e mbajtjes mbyllur të kandidaturave. Zakonisht në situata të tilla pritet ndërhyrje nga qendra”.

ARKATANA

Sipas Hysenit praktikat e mëhershme kanë qenë që kryetari i degës të jetë edhe kandidati. “Sipas kësaj logjike gara shihet mjaft konkurrente për Gjilan. Por, nëse shkohet me logjiken e preferencës, atëherë fuqia pozicionohet te strukturat partiake dhe mobilizimi i tyre. Në këtë aspekt gara për Gjilan do të jete mes LDK dhe LVV. Kjo fuqizohet edhe më shumë nëse merret për bazë rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit. Sa i përket partive tjera mund ta bëjnë garë më interesante duke përfshirë edhe iniciativat qytetare apo kandidatët e pavarur” tha Hyseni./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.