FIDANISHTJA

Hyseni: Erdhëm së bashku në një marsh që nuk është parë që nga paslufta, për t’i nderuar dëshmorët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorët e tij, i janë bashkuar marshit të Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës nga qyteti e drejtim të varrezave të dëshmorëve, për t’i nderuar të rënët për liri, në Ditën e Çlirimit të Gjilanit.

Hyseni ka thënë se erdhëm së bashku me një marsh që nuk është parë që nga paslufta për t’i nderuar dëshmorët.
“Bashkë me përfaqësues të nivelit qendror dhe lokal, deputetë, asambleistë e institucionet e sigurisë, kemi ardhur bashkë në një marsh që nuk është parë më herët që nga paslufta, me qëllim të nderimit të dëshmorëve, të cilët e kanë dhënë jetën për liri. Është mësim për të ardhmen, është histori që duhet ta kujtojmë dhe të mos e harrojmë asnjëherë me qëllim që punët dhe obligimet tona t’i kryejmë konform asaj çfarë vazhduar brezat para nesh. Urime Dita e Çlirimit të Gjilanit të gjithë qytetarëve!”, ka deklaruar pas homazheve Hyseni.

Uji Dea

Ndryshe, sot në ora 17:00 është paraparë të mbahet turneu i futbollit i veteranëve (stadiumi ndihmës), koncerti për fëmijë në ora 17:00 te platoja e Teatrit të qytetit, ndezja e flakadanëve te varrezat e dëshmorëve – platoja e qytetit (20:00 – 21:00), për të përfunduar me koncertin festiv në ora 21:00, te platoja e teatrit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.