Hyseni: Anamorava sërish nuk ka përfaqësim të duhur në Parlament

Gjilan – Flamur Hyseni nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike thotë për rajonipress se shikuar në aspekt të përfaqësimit dhe në raport me votat sa ka Anamorava del se prapë nuk e ka përfaqësimin me numër të duhur.
Flamur Hyseni thotë se nga këto zgjedhje vërehen disa ndryshime interesante dhe disa rifuqizime, siç është rasti me Fatmir Rexhepin nga LDK dhe Ismail Kurteshin nga LVV të cilët pas një kohe kthehen prapë në Kuvend dhe madje marrin një numër të lartë të votave mbi 8000 vota, raporton rajonipress.
Në aspekt gjeografik pa përfaqësim mbetet prapë Komuna e Kamenicës, ndërsa kemi përfaqësues nga Komuna e Vitisë përmes LVV dhe kandidatit Salih Salihu i cili merr një numër poashtu të lartë të votave afër 8000 vota.
Ndërkaq në aspektin se kush mori më shumë e kush më pak, kush mbeti jashtë e kush hyri në Kuvend del se, PDK në aspekt të kandidatëve ka pësuar një ramje nga katër kandidat që kishte dikur tanimë ka vetëm një Zenun Pajazitin me 10884 vota që nga gjinia mashkullore prinë nga kjo anë, por si degë e PDK-së ka dal dobët dhe kandidatët tjerë kanë mbetur shumë larg, natyrisht kjo është edhe si rezultat i tensioneve në degë kohëve të fundit.
Si befasi mund të konsiderohet hyrja e Labinota Demi Murtezit me një numër të lartë votash 14232 e cila ka garuar në listën e PDK-së për shkak të koalicionit parazgjedhor mes PDK – PD, dhe hyrja e Besnik Bislimit nga LVV poçese mund të llogaritet me prejardhje nga kjo anë edhe pse nuk ka zhvillu asnjë aktivitet në degë të LVV në Gjilan. Në këtë aspekt poqese e analizojmë duhet ta llogaritim edhe Visar Ymerin dhe atëherë nga kjo anë dhe madje Kamenica na del me përfaqësues ka sqaruar Hyseni.
Se kush humbi – apo nuk hyri në legjislaturën e pestë është mjaft interesante rasti i Qemajl Mustafës si kandidaturë mjaft serioze, Ahmet Isufit dhe Nijazi Idrizit nga AAK dhe kështu del se AAK më nuk ka përfaqësues nga Gjilani dhe Anamorava nëse ja shtojmë kësaj edhe kandidimet e nënkryetarit të komunës Rtexhep Kadriu, Fehmi Fetahi dhe Magbule Shkodra këta dy të fundit si debutant në jetën politike.
Nga tetë deputetët e kësaj legjislature që mund të konsiderohet se do ta përfaqësojnë Anamoravën del se ka vetëm tre femra dhe pesë meshkuj, ku nga dy femrat janë mjaft lartë me fuqi vote, Labinota Demi Murtezi me 14232 dhe Lirije Kajtazi me 9300 dhe nga meshkujt Zenun Pajaziti që ka afër 11 mijë vota.
Që të tetë deputetët që vijnë nga disa parti politike e që do ta përfaqësojnë në një formë këtë anë do t`i presin shumë sfida pavarësisht pozicionit të tyre kush do të jetë në pozitë e kush në opozitë, dihet tanimë botërisht se në këtë anë duhet shumë punë për të mos thënë se nuk është punuar asgjë këto 15 vitet e fundit, por edhe nga fuqia politike dhe nga numri i deputetëve prapë jam shumë skeptik se do të bëhet diçka më shumë se deri më tani tha Hyseni./rajonipress.