ARKATANA

Hysaj shqiptari më i paguar në Serie A

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është një prej shqiptarëve që ka pagën më të lartë në ligën italiane Serie A.

Për sa i takon 8 shqiptarëve që luajnë në këtë edicion të futbollit italian, Elseid Hysaj është lojtari më i paguar nga kuqezinjtë. Mbrojtësi i Napolit përfiton 600 mijë euro në sezon, por me zyrtarizimin e kontratës së re, paga e tij pritet të shkojë në afro 1 milionë e 500 mijë euro.

Pas Hysajt, pozicionohet portieri Etrit Berisha, që pas huazimit nga Lazio te Atalanta do të përfitojë 500 mijë euro në sezon. I treti me radhë është mesfushori Ledian Memushaj i cili është kapiten te Pescara, dhe fiton afro 400 mijë euro në sezon.

HW

Pas tij pozicionohet një tjetër lojtar i Pescaras, sulmuesi Rey Manaj, që me huazimin nga Interi jo vetëm do të ketë më tepër hapësira, por edhe të ardhura më të larta, duke qenë se paguhet 350 mijë euro.

Arlind Ajeti vazhdon fazën e rikuperimit dhe pret debutimin zyrtar me Torinon, ku paguhet 300 mijë euro, ndërsa portieri Tomas Strakosha përfiton 100 mijë euro te Lazio.

Sa gjysma e gardianit të talentuar, paguhet një tjetër i ri premtues, Leonardo Maloku. Mbrojtësi i Kombëtares së 19-vjeçarëve paguhet 50 mijë euro te Pescara, ndërsa renditja e shqiptarëve mbyllet provizorisht nga mbrojtësi Frederik Veseli, pagesa e të cilit te Empoli ende nuk është zyrtarizuar./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.