FITORJA

Hysa: Nëse qëndrojnë ato që i kam lexuar në draft, çështja më komplekse se sa duket

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-ambasadori i Kosovës, njëherësh edhe pjesëmarrës në bisedimet e Vjenës, Ylber Hysa në “RTK Prime” ka folur për draftin e publikuar nëpër medie.

Ai ka thënë se nëse qëndrojnë ato që i ka lexuar në draftin e publikuar atëherë, sipas tij kjo çështje është më komplekse se sa duket.“Nëse qëndron ky draft atëherë duhet të jetë një ofertë shumë komplekse, e cila nuk do të jetë aq e lehtë për tu vendosur në sistemin juridik dhe politik të Kosovës”, tha Hysa.

Ai ka thënë se ka gjëra pak a shumë që ishin të pritura, të cilat bazohen nga standardet që tashmë i ka njohur historiku juridiko-politik i Kosovës.“Pos atyre të cilat bazohen nga standardet që tashmë i ka njohur historiku juridiko-politik i Kosovës, ka edhe komplet risi të tjera të cilat e bëjnë të themi mjaft kompleks këtë ofertë në disa segmente”, tha ai.

Ish diplomati ka folur edhe për preambulën që ka ky draftstatut i Asociacionit, ku përmendet edhe Rezoluta 1244, për të cilën tha se aty përmendet për të ia bërë qefin palës tjetër.“Përmendja e Rezolutës 1244 mund të jetë aty edhe një lloj vënge e cila në fund do të duhej, ndoshta të ishte vegëz për të akorduar atë që është premtuar brenda njohjes ‘defacto’, që do të ishte një vend për Kosovën në OKB, dhe referimi mbi 1244, dikush mund ta ketë menduar si fusnotë ndërlidhëse, në këtë aspekt është një sojë me dy tehe”, thotë Hysa.

Ai thotë se ky draft parasheh disa nga instrumentet e reja përveç përmendjes së rezolutës 12 44 dhe se duhet pasur kujdes, sepse djalli fshihet në detaje.

FIDANISHTJA

Hysa: Ky draftstatut është një prapakthimIsh-ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa tha se ky draft parasheh edhe gjerat të reja pos rezolutës 1244, siç tha ai, është edhe arbitrazhi në rast kontesti ndërmjet Qeverisë dhe Asociacionit“Në këtë draft përmendet edhe arbitrazhi që fjalën e fundit do ta jep BE, po ashtu këtu kishte edhe elemente të tjera që nuk njihen brenda sistemit tonë juridik, sikurse është arbitrazhi”, tha Hysa .

Po ashtu, sipas tij, në këtë draft ka një lloj mbikëqyrje, ku përmendet BE e cila do të jetë aty mbikëqyrëse për çështje të shpenzimeve.

E kjo, për Hysën është një lloj risie. “Kur t’i shikosh të gjitha këto duket një lloj kombinimi i të gjitha segmenteve, ndoshta edhe një prapakthim, sepse këtu ishin të gjitha llojet e elementeve që i paraprinë Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Hysa.

Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës ne bisedimet e Vjenës, Ylber Hysa, thotë se në draftin që ka dalë në media, ka elemente të reja, derisa sipas tij problematik është territori.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.