RCCOLA

Hyrremi helmohet me raki

/ 1 minutë lexim

Merjem Uzerli e ka kaluar natën në një spital privat në Stamboll, shkruan revista turke “Hurriyet”.

Ylli i serialit “Sulejmani i Madhërishëm”, në Kosovë e njohur si sulltanesha Hyrrem, është helmuar me alkool, duke kaluar në detoksinim.

Mobi Casa

“Merjem ka qenë në një festë të ditëlindjes të një producenti të njohur, ku ishin edhe shumë kolegë të saj nga seriali që u solli famën. Aty ishte edhe Selma Ergeç, respektivisht sulltanesha Hatixhe. Të dyja kishin pirë shumë”, ka thënë një burim i “Hurriyet”, i pranishëm në festë.

Hyrremi e teproi me alkool. Asaj filloi të ndjej marramendje rreth orës dy pas mesnatës, kur edhe u dërguar në klinikë, ku ishte edhe para gjashtë muajsh, po ashtu për shkak të helmimit me alkool.