Uji Dea

“Hypi biçikletës” provohet edhe nga kryetari i komunës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan, për nderë të shënimit të Ditës së Tokës sot ka organizuar një aktivitet simbolik “hypi biçikletës”, që përveç festimit të ditës së Tokës i është dhënë një rëndësi edhe mesazhit që transporti të bëhet me mjete që nuk lirojnë gazra kanceroxhenë në hapësirë.

Në këtë marsh me biçikleta kanë marrë pjesë kryetari i Komunës dhe disa drejtor të drejtorive komunale, zyrtar komunal, si dhe shumë qytetarë.

Me këtë rast drejtori i DKRS-së, Veton Nevzadi ka thënë se kjo është një mënyrë e organizimit, që përveç festës për Ditën e Tokës, t’i jepet një rëndësi edhe transportit.

Mobi Casa

Ai tha se sot në mënyrë simbolike po e bëjmë këtë, pra një marshim nëpër qytet me biçikleta, sepse ky si transport është më i shëndetshëm edhe për shëndetin e njeriut, por edhe për ambientin në përgjithësi. “Falënderoj në mënyrë të veçantë qytetarët të cilët kanë marrë pjesë në këtë aktivitet, OJQ të ndryshme, klube sportive etj.” ka thënë ndër të tjerash Nevzadi.

Veton Nevzadi ka falënderuar kompaninë “Albimi” me pronar Ibrahim Krivaqën i cili i ka dhënë të gjitha biçikletat në huazim të aktivitetit të sotshëm.

Mustafa ndërkaq nuk ka hezituar që të ecë me biçikletë dhe të tregojë shkathtësitë e tija edhe në këtë sport atraktiv./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.